“Të shtunën për shkak të gjendjes së përkohshme ciklonike do të ketë kushte që vende-vende të ketë riga shiu. Temperaturat do të lëvizin ndërmjet 8-15 gradë Celsius, derisa këto vlera të temperaturave maksimale ditën e diele do të ngriten për dy gradë më shumë”, thuhet në njoftimin e tyre.
IHMK thotë se do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe jugperendimit me shpejtësi deri 8m/s.






















