“Ministri Demolli gjithashtu i shprehu ambasadorit francez interesimin e Kosovës dhe MFSK-së që të iniciohet dhe zhvillohet procesi për formatizimin e bashkëpunimit ndërmjet MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Francës me Memorandum Bashkëpunimi, sikurse që MFSK-ja e ka aktualisht me 12 shtete anëtare të NATO-s dhe vende tjera, siç janë Britania e Madhe, Ajova(SHBA), Gjermania, Hungaria, Kroacia, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi etj”, thuhet në komunikatë.
Nga ana e tij, ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert u shpreh jashtëzakonisht i interesuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit, si dhe për përkrahjen e tij në aktivitetet dhe planet në të ardhmen. Ai tha se ashtu siç e kemi njohur pavarësinë e Kosovës, si një ndër shtetet e para, ashtu do të vazhdojmë ta mbështesim edhe në zhvillimin e saj demokratik e të qëndrueshëm.
Kjo është vizita e parë që zotëri Didier Chabert, ambasador i Francës, zhvillon në detyrën e shefit të misionit diplomatik.























