• Latest
  • Trending
  • All

12 sekondat që flasin shumë për Edi Ramën

10/07/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

12 sekondat që flasin shumë për Edi Ramën

10/07/2017
in Opinion

Para zgjedhjeve e kishte dërguar në Turqi gazetarin e tij të preferuar, Sokol Ballën, tash, pasi i fitoi ato, trokiti personalisht në derën e Erdoganit. Ajo çfarë më bëri shumë përshtypje në një video që Rama e kishte postuar në FB, është gjuha trupore e Ramës në takim me Erdoganin.

Nga  Berat Buzhala 

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Në këtë ditë përcëlluese verore, duke pritur orë e çast ndonjë udhëzim të Kryetarit të Prishtinës për sasinë e ujit që duhet të konsumojmë kur është shumë vapë, hasa në një video që e kishte postuar në faqen e tij në Facebook, Kryeministri absolut i Shqipërisë, Edi Rama. Aty ai shihet duke pozuar para mediave me Presidentin absolut të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Meqë në takim nuk kam qenë, e as të dhëna se çfarë është biseduar aty nuk kam, leximi i gjuhës trupore të dy udhëheqësve është arma e vetme në dorën time. Leximi i gjuhës trupore është shndërruar në një sport tërheqës për gazetarët, prej se Shtëpia e Bardhë është populluar nga familja e gjerë Trump. Gazetarët, më shumë sesa asaj se çfarë thotë Trump, kanë filluar t’i besojnë asaj se si i thotë ato Trump.

E fundit, por më e rëndësishmja, ishte obsesionimi i fundit medial për takimin qe Trump kishte me liderin rus, Putin. Në bazë të gjuhës trupore fitues i padiskutueshëm u shpall Putin. Mjaftonte t’i hidhej një sy videos, në të cilën shihet se si Putin është rehatuar për shtatë palë qejfe në karrigen e tij, kurse Trump qëndronte i ulur në mënyrë të sikletshme në teh të karriges së tij. Derisa Putin qëndronte i heshtur, pothuajse monoton, Trump u angazhua që ta mbante atmosferën e ndezur, duke u vënë në pozita qesharake. Fare në fund, sipas mediave britanike, Trump, duke e hetuar që poza mediale ishte në një krizë të thellë, vendosi që ta vë në zbatim rregullin e parë të diplomacisë, që sigurisht ia kishin mësuar në mëngjes këshilltarët: zgjatja edhe njëherë dorën bashkëbiseduesit. Prapë gabim. Trump e dorëzon dorën e tij, duke e vënë nën atë të Vladit rus.

Te kthehemi tash te takimi që valiu i Shqipërisë, Edi Rama, e kishte zhvilluar me eprorin e tij ekonomik dhe politik, Erdogan. Ramës, përveç gjuhës trupore, ia vlen t’i lexohet edhe gjuha e shkruar e përdorur në postimin e tij në Facebook. Aty secili prej nesh e lexon ngazëllimin fëmijëror të Ramës, kur dëshiron të tregojë, në mes tjerash, se sa i gjatë ka qenë takimi. Sepse, sipas Ramës, takimi i gjatë, jep shumë fryte. Duhet të jemi të lumtur dhe me fat ne që do të vazhdojmë të jetojmë edhe më tutje pas këtij takimi 90-minutësh, për t’i parë të mirat e tij. Takimi Erdogan – Rama është zhvilluar në margjina të Kongresit Botëror të Naftës. Presidenti i diskredituar turk në këtë kongres shihet duke pozuar vetëm me Ramën, me Presidentin serb Vuçic dhe me Presidentin e Azerbajxhanit, diktatorin Alijev.

Derisa Erdogan këto takime i ka përmbledhur me një album të fotove, Rama këtë e ka ilustruar me një video, në të cilën ai shihet duke pozuar me liderin turk, kundër të cilit dje protestuan rreth 1 milion turq. Për ta analizuar dhe kuptuar më mirë gjuhen trupore të Ramës, nga kjo video e tij me Erdoganin, do të ishte mirë që ta kishe takuar atë personalisht. Kryeministri i Shqipërisë, në rrethana normale, në një ditë të zakonshme të punës së tij, kur takohet me personalitete publike, që janë me rang nën të, shquhet për arrogancë dhe mospërfillje. Buzëqesh shumë rrallë në këto takime, e edhe kur buzëqesh, në fakt kur nënqesh, kjo vjen si rrjedhojë e ndonjë ofendimi, përmes ndonjë batute, në kurrizin e bashkëbiseduesit.

Në videon e pozimit të tij me Erdoganin, na shfaqet një Edi krejtësisht tjetër. Përgjatë 12 sekondave, aq sa është e gjatë videoja, ai e ngrin gojën e tij në një buzëqeshje mekanike, derisa Erdogan qëndron çehre-gur. Brenda kaq pak sekondash ai qeshet, ose buzëqesh, më shumë se sa ka qeshur, ose ka buzëqeshur gjatë gjithë takimeve që ka zhvilluar në Tiranë me këdo tjetër, që ka rastisur të jetë më i ulët se Edi në politikë, ose kudo tjetër. I egër me të dobëtin, i butë me të fortin. Ose, siç thotë një fjalë, kaprec brenda shtëpisë, shyt jashtë saj. Në rastin tonë, pra në rastin Rama – Erdogan, kishte hapësirë vetëm për një person të ngrysur, vetëm për liderin turk. Roli i Ramës aty ishte të performonte të bindurin. Sigurisht që ka një kufi edhe për Erdoganin, kur është në pyetje paraqitja para kamerave me një çehre të vdekjes. Ai këtë figurë, atë të babës me halleplot, e ekspozon me liderët e vendeve të vogla që e zgjatin dorën tek ai për pak ndihmë. Në takim me liderin e Rusisë, e kemi parë një Erdogan në rol të kundërt. Shumë më modest dhe të buzëqeshur, për dallim prej Vladit hijerëndë dhe të painteresuar për spektakël.

Ndryshimi i personalitetit, ekspozimi i shumë fytyrave, i shumë disponimeve, varësisht se me kë takohesh, sipas Papa Franceskut quhet “sëmundja e fytyrës funerale”. Ajo çfarë bie në sy gjithashtu nga pozimi Erdogan – Rama, është dëshira e madhe e Kryeministrit të Shqipërisë për të qenë më i shkurtër sesa realisht është, në mënyrë që të mos ndihet rastësisht i ofenduar lideri turk. Në jetën e përditshme, në takimin e tij më vdekatarë, Rama nuk e ka këtë dëshirë. Për shembull, është ndjenjë e hidhur që të takohesh me Ramën në pritje të ndryshme solemne. Nëse je vetëm pak më i shkurtër se ai, e gjasat janë që 99 për qind të shqiptarëve janë më të shkurtër, Rama me një arrogancë komike nuk ta zgjat dorën për t’u përshëndetur, por ta vë dorën rreth qafës për të të futur nën sqetulla, e ku pa dyshim rrezikon të dukesh qesharak. Këtë Rama nuk e bën rastësisht. Kjo duhet të jetë një taktikë e ushtruar, për të dominuar me ndihmën e centimetrave.

Ndërsa, në takim me Erdoganin, Rama jo vetëm që nuk dëshiron të duket i gjatë, por dëshiron të duket i shkurtër. Ai gjatë gjithë pozimit qëndron i kërrusur, sikur dëshiron t’i humbë disa centimetra të mallkuar. Dëshiron t’i thotë Erdoganit që të jesh më i gjatë është gabim, kurse të jesh më i shkurtër është më mirë – prandaj më lejo të kërrusem, për të arritur gjatësinë ideale, atë që e ke ti.

Tek e fundit, dëshiron të thotë Rama, unë kam hapësirë të mjaftueshme për të vënë në spikamë edhe gjatësinë, e edhe arrogancën time. Kur të kthehem në vendlindje. Në vilajet.

gazetaexpress.com

Previous Post

Kelmendi: Më mirë koalicion me AAK-në e Nismën, sesa me Vetëvendosjen (Video)

Next Post

Ja si duket sulmuesi i Selës pasi u rrah në burg (Video)

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Ja si duket sulmuesi i Selës pasi u rrah në burg (Video)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.