Nga Angelo Massafra, Arqipeshkev Metropolitan i Shkodrës dhe i Pultit
Pas një kohe relativisht të gjatë, me një punë voluminoze dhe me angazhimin e palodhshëm të të gjithëve: besimtarë, laikëdhe institucione, për të arritur deri nëpërmbylljen e procesit kanonik, në njohjen dhe në pranimin zyrtar të dëshmisë flijuese për Fe dhe Atdhe, të Imzot Vincens Prennushit dhe 37 shokëve të tjerë, erdhi momenti që tani solemnisht të shpallim datën historike të Ritit të Lumnimit e të Naltimit në altar të 38 bijëve tanë.
Në letren që Ati Shenjte, Papa Francesku na ka derguar përmes Sekretarisë sëShtetit të Vatikanit, na konfirmon se data e Kremtimit do të jetë 5 nëntor 2016. Prej kësaj date, virtyti heroik i tyre do të Naltohet në altaret e mbarë Kishës Universale. Vendi i kremtimit do të jetë: Sheshi i Katedralës së Shën Shtjefnit, Shkodër
Riti i Lumnimit do të udhehiqet nga Kardinali per Cështjen e Shenjtërve, Eminenca e tij Angelo Amato.
Me këtë shpallje, kemi plotësuar të gjitha detajet e nevojshme. Tashmë, na takon neve që t’i naltojmë e të përgatitemi për t’i nderuar me festën tonë të hareshme shpirtërore. Si ipeshkëv i Vendit ku do të kremtohet Mesha e Lumnimit, dhe në emër të Konferences Ipeshkvore, Ju jap bekimin dhe nxitjen për të kremtuar denjësisht këtë moment historik për Kishën dhe Kombin. Zoti Ju bekoftë!














