Një operacion antidrogë është zHvilluar në Peshkopi i koduar si “Llixha”, duke vënë në pranga një shpërndarës heroine.
Në hyrje të qytetit të Peshkopisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia, 22-vjeçarit Regli Truçi nga Durrësi, ju gjet e mbështjellë në një qese trasparente me heroinë me peshë 9.65 gramë. Ai rezultonte i dënuar më parë me 6 muaj burg për ”Vjedhje”.
Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara nga Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, këtij shtetasi në vendin e quajtur “Llixha”, në hyrje të qytetit të Peshkopisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia, ju gjet e mbështjellë në një qese trasparente me heroinë me peshë 9.65 gramë.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një aparat celular i shtetasit të arrestuar.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, parashikuar nga neni 283, i Kodit Penal.















