OSHEE ka paraqitur një tjetër skemë për pagesat e prapambetura të energjisë. OSHEE bën të ditur se do të ketë një këst fiks prej 2 800 lekë/muaj për debitorët familjarë, pavarësisht vlerës së detyrimit.
Deri më tani borxhi i energjisë ndahej në këste në bazë të vlerës, kryesisht për 12 muaj, dhe shuma rezulton më e lartë.
OSHEE njofton gjithashtu se është shtyrë afati për familjet me ndihmë ekonomike dhe pensionistët deri në fund të këtij viti për një këst mujore prej 1200 lekë. Krahas kësaj ka edhe një ulje të kamatës me 70% për abonentët familjarë që shlyejnë të gjithë debinë me një këst.















