Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës në këtë aksident i cili ka ndodhur në fshatin Mazgit të Obiliqit janë lënduar edhe 6 persona të tjerë.
“Tri vetura civile janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident në vendngjarje ka ndërruar jetë një mashkull K/serb kurse 3 femra dhe 3 meshkuj kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.
Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për autopsi.























