Ka shkuar në katër numri i viktimave nga zjarri i rënë në Spitalin Amerikan në Tiranë më 25 korrik.
Si pasojë e djegieve, ka ndërruar jetë edhe Dashamir Saraçi 47 vjeç, i cili u spërkat me benzinë dhe iu vendos zjarri.
Një ditë më parë ndërroi jetë edhe Lefter Canaj 55 vjeç, personi që i vendosi zjarrin 47-vjeçarit në dhomën e dializës në Spitalin Amerikan.
Si shkak i spërkatjes me benzinë dhe përhapjes së flakëve, që atë ditë humbën jetën edhe dy paciente të tjera që ndodheshin të shtruara në të njëjtën dhomë, Sanije Sulaj 65 vjeç banuese në Mamurras dhe Anife Mali 55 vjeç banuese në Laç.
Kështu, nga ngjarja e rëndë e ndodhur në këtë spital në total numri i viktimave u rrit në 4 dhe 23 të tjerë kanë mbetur të lënduar.















