Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese në Shijak.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Koxhas dhe u qëllua drejt banesës së Klodjan O. Burimet për Syri.net thonë se nga plumbat eshtë dëmtuar një automjet tip Benz me targa AA 303 CK, që ka qenë i parkuar.
Ndërkohë, asnjë person nuk mbeti i lënduar. Autorët u larguan në drejtim të paditur, ndërkohë që nuk dihet identiteti i tyre. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tyre.
















