Afrim Kallari, 43-vjeçari i arrestuar për vrasjen e vëllait ka pranuar autorësinë e krimit. Burimet thanë se në gjendje të rënduar psikologjike ai ka deklaruar se ka qënë shumë i mërzitur me të dhe e ka qëlluar.
“Unë e bëra. I rashë. Vrava atë, vrava edhe veten. Isha i mërzitur,” ka deklaruar Kallari, sipas Panoramës, gjatë marrjes në pyetje në policinë e Tiranës.
Ai punonte prej disa vitesh si zjarrfikës në Repartin e Kombinatit në Tiranë. Ishte baba i dy fëmijëve dhe jetonte në një shtëpi me vëllain e tij, prindërit, nusen e vëllait dhe fëmijët e tij.
Familja Kallari jetonte në kushte mjaft të vështira ekonomike në një shtëpi përdhese në fshatin Qerekë në territorin e Krujës, rreth 1 km larg vendit ku ndodhi vrasja që kufizohet me Valiasin e Tiranës. Menjeherë pasi e ka qëlluar për vdekje vëllain 36-vjeçar, i ka hipur makinës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por policia që ka arritur në kohë ka bërë arrestimin e tij. Në ndenjësen e pasme të makinës është gjetur dhe çiftja e krimit. Ai nuk ka bërë rezistencë dhe ka pranuar menjëherë që e ka vrarë vëllanë.
Zyrtarisht Policia e Tiranës tha dje se motivi i krimit në familjen Kallari që ndodhi në Valias ishte një konflikt pronësie në med dy vëllezërve.por duket se shkaku i vërtetë i ngjarjes ka qënë kultivimi i kanabisit, të paktën sipas provave të zbuluara në orët e mbrëmjes pas krimit.
Hetimet u orientuan drejt këtij motive në momentin që efektivët e Policisë së Krujës bënë kontrollin e banesës, ku gjetën në një magazinë pranë saj 70 kubikë me bimë narkotike.
Kontrolli u krye nga efektivët e Krijës, duke qënë se familja Kallari jetonte në fshatin Qerekë, që në juridiksionin e këtij komisariati policie, shkruan Panorama.
Në një kohë që edhe prindërit e viktimës e autorit flisnin për një konflikt pronësie mes tyre, po ashtu edhe vetë i arrestuari, dëshmia e vjehrrit të tij ka bërë që policia të hetojë edhe në një pistë tjetër. Atë të mosmarrëveshjeve për kultivimin e kanabisit. Vëllezërit kishin debatuar vazhdimisht gjatë ditëve të fundit në lidhje me kultivimin e narkotikëve. Dyshet se viktima Elmir Kallari ka dashur të kultivojë bimë narkotike por ka hasur në rezistencën e vëllait, Afrik kallarit dhe kjo ka sjellë dhe përplasjen mess tyre që u mbyll me vrasje.















