Ambalulanaca raportohet se është vonuar në një tjetër rast aksidenti.
Bëhet fjalë për aksidentin që ka ndodhur sot në lagjen nr.10 ku mbeti i plagosur një fëmijë 10-vjeçar.
Makina tip “Mercedes-Benz” me targë AA 500 AL përplasi 10-vjeçarin pranë gjimnazin “Raqi Qirinxhi”, teksa ai po pedalonte biçikletën, së bashku me shokët e tij.
Fëmija ndodhet jashtë rrezikur për jetën.
Burime nga vendngjarja thanë se ambulanca ka mbërritur me vonesë në vendin e ngjarjes për ti dhënë ndihmën e parë fëmijës së plagosur dhe për ta shoqëruar atë në spital.
Efektivët kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit me iniciale S.P., ndërsa po vijon hetimi për zbardhjen e rrethanve të aksidentit.















