• Latest
  • Trending
  • All

Zjarrfikësi hero shpëton vajzën që ra në pusin e shtëpisë, 20 metra thellë

12/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 3 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Zjarrfikësi hero shpëton vajzën që ra në pusin e shtëpisë, 20 metra thellë

12/06/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Nga Arben Velo

Një ditë më parë, një vajzë 25-vjeçare nga fshati Gjerbës i Mallakastrës ra në një pus uji, i hapur në thellësi mbi 20 metra nën tokë. Pusi shërben për të furnizuar me ujë banorët e një pjese të mirë të këtij fshati. Kjo në mungesë të rrjetit ujësjellës. Alarmit, frikës për jetën e së resë, iu përgjigj fillimisht policia e më pas këta të fundit lajmëruan edhe shpëtuesit. U desh ndërhyrja e specialistëve të zjarrfikëseve që të shpëtonin jetën e vajzës. Ata nuk kishin thuajse asgjë për të përdorur në këtë ngjarje. Me litarë dhe mjete të tjera të rastit shpëtuan një jetë. Dhe në këtë rast duhen cilësuar heronj. Erlind Korçari, që u fut me mjete rrethanore në pusin e thellë, pësoi goditje. Si pasojë u plagos edhe vetë. Vajza 25-vjeçare e quajtur, Arta Bregasi, u dërgua së bashku me efektivin e repartit zjarrfikës të qytetit në spitalin e Ballshit e, që andej, për trajtim më të specializuar në spitalin Fier. Të dy morën mjekimin e nevojshëm dhe falë ndërhyrjes dhe ndihmës së bluzave të bardha, iu rikthyen familjeve të tyre, vajza të afërmve në fshat dhe, efektivi, të afërmeve në qytezën e Cakranit. Vajza pas tmerrit nga goditja që pësoi, ndihet mirë që e shpëtoi një njëri me uniformë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Zjarrfikësi i papaguar nga shteti, ndihet mirë që shpëtoi një jetë, por shpreson që fundi i zi dhe pa dritë i pusit të ujit që pa me sytë e tij, të mos nënkuptojë fatin që ka ndjekur dhe po ndjek këtë repart dhe nëntë kolegët e tij që punojnë me varësi të dyfishtë: në njërën anë varen nga pushteti lokal dhe në anën tjetër nga Drejtoria e Përgjithshme në Tiranë. Zjarrfikës pa mjete, pa paga Shprehja “Larg zjarri nga unë” më së miri mund të përdoret në këto ditë qershori në Mallakastër. Repartet zjarrfikëse janë jashtë funksioneve. “Atë që ta bënë perëndia, zjarri dhe shteti, nuk ta bënë askush”, thotë populli. Dhe në të vërtet deri në ditën e sotme, në këtë rreth kanë ndodhur dy mrekulli. Perëndia ende nuk e ka lëshuar nëpërmjet heshtës së saj zjarrin në terrenin e thyer kodrinor të këtij rrethi.

Zjarret kanë ndodhur vetëm në dy raste, gjatë qershorit, në Mallakastër. Një zjarr ra para disa ditësh në TEC dhe një tjetër në një shkurrishte, që fatmirësisht nuk u përhap. Këto janë dy rastet e shënuara për këto ditë qershori. Flakët deri tani kanë falur dhe nuk kanë dënuar mallakastriotët dhe pasurinë kombëtare. Por atë që nuk kanë bërë dy të parët, zjarri dhe uji, e ka kryer më së miri shteti me mosveprimin e tij. Reparti i zjarrfikësve në qytet ka një mjet në dispozicion. Ai ka pësuar dëmtime dhe është jashtë pune. Reparti tjetër i zjarrfikëseve në UPTHN, Ballsh, edhe pse ka tre mjete në shërbim të mbrojtjes kundër zjarrit dhe shpëtimit të qytetarëve, nuk mund t`i vendosë ato në gjendje pune. Shkak në këtë nuk është gjendja teknike, por në mënyrë paradoksale mungon karburanti. Uzina që prodhon naftë dhe hidrokarbure për të furnizuar gjithë Shqipërinë, nuk furnizon serbatorët e mjeteve zjarrfikëse. Tri mjetet ndodhen të parkuara në garazhin e tyre, ngjitur me TEC-in e këtij rrethi, me serbatorë bosh! Edhe specialistët që shërbejnë në këto reparte, nuk janë paguar me rrogat mujore që duhet të marrin.

Mungojnë fikset e dorës që duhet të shuajnë zjarret

Rasti i djeshëm tregoi realisht se çfarë ka ndodhur me këtë repart. Pas njoftimit të bërë nga ana e policisë me rregullore i takon që specialistët zjarrfikës të bëhen gati për 30-35 sekonda e të dalin nga reparti së bashku me mjetet që disponojnë në gatishmëri. Pas njoftimit të dhënë nga policia ditën e djeshme për ndihmë, zjarrfikësve iu është dashur të presin për të ardhur një mjet tjetër, sepse mjet nuk disponojnë. Për më shumë se 45 minuta kanë pritur zjarrfikësit për mjet që të shkojnë në vendin e ngjarjes në fshatin Gjerbës. E gjitha sepse reparti nuk ka asnjë kusht për të qenë i gatshëm veç fuqisë njerëzore dhe vitalitetit të kë- tyre njerëzve. Në godinë mungojnë veç mjeteve zjarrfikëse edhe fikset e dorës. Fikset që janë të detyruara me ligj t’i kenë gjithë njësitë shitëse tregtare, administrata deri dhe familjet në pallate, mungojnë në këtë rast në repartin që lufton kundër zjarrit.

Ngjarja e dytë Ngjarja e dytë ka ndodhur para tre ditësh në TEC-in Ballsh. Në repartin kryesor të tij për shkak të një shkëndije elektrike ra zjarr. Asnjë mjet nuk lëvizi nga vendi i parkimit. Nuk kishin karburant. Zjarrfikësit u detyruan të përdornin fikset me shkumë që fatmirë- sisht ndodheshin aty brenda sallës dhe arritën të shuanin flakët që rrezikuan të linin pa energji elektrike gjithë Mallakastrën. Veç ndriçimit, Mallakastra do të ngelej edhe pa ujë. Furnizimi kryesor i qytetit dhe rrethit bëhet nga vendburimi i Poçemit. Pompat e këtij stacioni furnizohen me energji elektrike nga TEC-i në fjalë. Sikur të mos mjaftonte mungesa e karburantit në mjete, 40 punonjësit që shërbejnë në këtë repart kanë dhjetë muaj pa marrë rrogat. Të lënë në mëshirë të fatit, ata po braktisin punën. Kjo do të thotë se tri mjetet e këtij reparti që nga gjendja teknike janë mirë, të mos shërbejnë në raste zjarresh, jo vetëm në këtë rreth, por as brenda uzinës. Kujtojmë që në këtë uzinë flakët janë më se të zakonshme për shkak të natyrës së punës dhe rrezikut në depozitat e naftës nga piroforet që vetëndizen nga temperaturat e larta. Disa depozita morën flakë para dy viteve duke rrezikuar jetën e punonjësve, uzinën, por edhe qytetin e më gjerë. Në kushtet kur vera sa ka nisur, askush nuk mund ta imagjinojë se ç`mund të ndodh me një uzinë jashtë kushteve teknike, pa zjarrfikëse në gatishmëri dhe pa personel të gatshëm. Ndërsa askush nuk mund të parashikojë se çfarë mund të ndodh me një qytet si Ballshi, me dy reparte zjarrfikësesh dhe pa asnjë mjet e shërbim në gatishmëri.

Tags: Lushnja,Lushnje,policia,policia e Lushnjes,femra,minoren,i mitur,Merita Prosheva,Majlina Lena,tirane
Previous Post

“Skifteri” kap në Tiranë hajdutin e kasetofonëve

Next Post

Theu lejen e burgut, vetëdorëzohet i dënuari

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Theu lejen e burgut, vetëdorëzohet i dënuari

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.