Tre ditë më parë një i burgosur i burgut të Drenovës theu lejen, ndërsa ditën e sotme është vetëdorëzuar.
Policia e Korçës ka deklaruar se bëhet fjalë për 30-vjeçarin, Begator Mustafa, të cilit i ishte dhënë leja treditore dhe duhej të kthehej në qeli në datën 10 qershor, por nuk e zbatoi rregullin, duke thyer atë.
Mustafa është i dënuar për veprën penale “Plagosje të rëndë me dashje”.
















