Ministria e Mbrojtjes reagon sërish për zhdukjen e 12 mijë kallëpeve të tritolit, në magazinat e Ushtrisë në Krujë. Kjo Ministri njoftoi dje se ka bërë vetë denoncimin, pas përfundimit të inventarizimit kryer në grup-depot e Brigadës së Mbështetjes, në fshatin Nuaj.
Këtë herë Ministria e Mbrojtjes falenderon Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llallën, i cili pas njoftimit ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Krujës.
“Falenderojmë Llallën për disponibilitetin e menjëhershëm të tij, mbetet shpresëplotë se po me të njëjtën mënyrë, do të veprojë edhe për dosjet e tjera të depozituara nga kjo ministri në organin që ai drejton”, deklaron Ministria.
















