inistri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto inspektoi sot punimet në kilometrin 14 +200, rreth 500 m para hyrjes së tunelit, zona Kërrabë, të autostradës Tiranë-Elbasan. Ministri Haxhinasto gjatë këtij inspektimi u njoh me problematikën e hasur mbi stabilitetin e ulët të terrenit, rrëshqitjen e dherave dhe problematika të tjera të hasura të natyrës gjeo-fizike. Këto problematika kanë vështirësuar për kompaninë kontraktore ritmet e parashikuara të punës. Ministri Haxhinasto i kërkoi kompanisë kontraktore mobilizim dhe angazhim të plotë, për të përshpejtuar ritmin e punimeve për këtë vepër shumë të rëndësishme për zonën dhe qytetarët e Tiranës dhe Elbasanit. Ai deklaroi për median se ecuria e punimet për këtë vepër pritet të mbarojnë brenda afateve të caktuara të pranverës së vitit të ardhshëm. “Problematika e hasur deri më tani nuk do të sjellë kosto shtesë, gjithçka deri më tani është brenda buxhetit të parashikuar të veprës”, u përgjigj Ministri Haxhinasto pyetjes së gazetarëve.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















