Sot katër vite më parë, Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Një ndër ditët më historike në Shqipëri për të cilën u pat bërë festë e madhe dhe që shënohet si dita e kthesës së madhe për Shqipërinë, në rrugën drejt evropianizimit.
Në atë kohë, Shqipërisë i ishte dhënë një mesazh i qartë, që t’i forcojë përpjekjet operative për integrime evropiane. Që nga ajo ditë, shqiptarëve u është garantuar lëvizje e lirë e shtetit mundësi të pashfrytëzuara deri atëherë për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre shteteve dhe BE-së.
Por, menjëherë pas kësaj, pati edhe një mesazh të qartë. Që ky proces të përdoret për qëllimet e duhura e jo për azil.
Por, në fillim të këtij viti numri i aplikuesve për azil në BE është rritur me 22% në tremujorin e dytë të vitit 2014 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shqipëria vazhdon të jetë një ndër vendet me numrin më të madh të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian.
Në një raport të Eurostatit, Shqipëria renditet në mesin e shteteve me më shumë kërkesa.
Për tre muaj të përfshira në raport (prill, maj, qershor) numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil në vendet anëtare të BE-së është 3970, ndërsa në 12 muajt e fundit kjo shifër shkon në 14 530 kërkesa.
Në këtë raport janë përfshirë 30 shtete nga Evropa Juglindore, Afrika dhe Lindja e Mesme.
Ndër vendet e rajonit, Serbia është vendi më problematik. Mbi 4600 serbë kanë kërkuar statusin e azilantit në disa shtete të BE-së.
Nga Kosova janë 2460, ndërsa numri i atyre nga Maqedonia është ulur në 1765, krahasuar me një vit më parë.
Të preferuarit e azilkërkuesve mbeten Gjermania me 37900 kërkesa, Belgjika me rreth 4700 aplikime, Franca me 15 375 mijë, Italia me 14 380, Holanda me 8355 mijë, Suedia me rreth 18 mijë, Mbretëria e Bashkuar me gati 7 mijë etj.
Atë kohë, më 8 nëntor 2010, votimi për liberalizmin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën, ka qenë unanim.
Lëvizja të lirë shqiptarët kanë për çdo shtet, përjashtim Britanisë dhe Irlandës.
















