Kanë votuar në Greqi kryeministri aktual Samaras, lideri I Pasokut Venizelos dhe ai i Syrizës Tsipras. Samaras u shpreh se dita e sotme është vendimtare për të ardhmen e vendit. Ndërsa Venizelos tha se shpresonte që populli grek të bëjë zgjedhje që do t’i çojë drejt dickaje më të mirë. Ndërsa i favorizuari në sondazhe Tsipras, i Syrizës, edhe pse shumë larg marrjes së mazhorancës tha se sot do të vendoset nëse Trojka do të kthehet në Greqi për të ndjekur memorandumin e Samaras dhe se e ardhmja e vendit ë Eurppë nuk është e ardhmja e kursimit por e demokracisë dhe e solidaritetit. Por surpriza e vërtetë është rritja e papritur e Agimit të artë, partisë neonaziste. Në zgjedhjet e fundit europiane kjo parti mori 9 për qind të votave me anë të një fushate elektorale islamofobe, ksenofobe dhe anti europiane. Liderët e partisë janë në burg dhe një vit më parë rreth 70 persona, ndër të cilët drejtues, deputetë dhe anëtarë të partisë janë në process për vrasjen e këngëtarit Pavlos Fisas. Agimi i Artë shënoi rënie pas kësaj ngjarjeje por ditët e fundit është rikthyer me më shumë se 5 për qind të preferencave duke u bërë partia e tretë greke. Selia qendrore e saj që ndodhet në periferi, në veri të Athinës duket si një fortesë me dyer të blinduara dhe maska anti gaz gati për tu përdorur. Zëdhënësi i partisë Kostas Aleksandrakis u shpreh se ndihen të sulmuar nga i gjithë sistemi, njerëzit e dinë dhe për këtë i votojnë. Në vend janë hapur 19.449 qendra votimi të cilat do të mbyllen në orën 18.00 me orën tonë. Rezultatet e zgjedhjeve greke pritet të kenë ndikim politik dhe ekonomik në të gjithë Bashkimin Europian.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















