Minoritarët grekë po nxitojnë sot drejt Greqisë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që po zhvillohen në shtetin fqinj. Grupe të organizuara janë nisur mëngjesin e sotëm me linjat direkte të autobusëve GJirokastër-Janinë, Gjirokastër-Athinë, krahas autobusëve të linjave në fshatin Dervician që është kryeqendra urbane e minoritetit grek në Gjirokastër. Pavarësisht mungesës së shifrave të sakta të minoritarëve, burime nga Pika Kufitare e Kakavijës kanë konfirmuar se deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm kanë kaluar për në Greqi mbi 3000 persona. Vec minoritarëve, drejt shtetit grek janë nisur edhe drejtuesit vendorë të komunës së Dropullit dhe asaj të Pogonit. Pjesa më e madhe e minoritarëve grekë kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të votuar dhe më së shumti janë pozicionuar në kampin opozitar.
















