Berlini “derdhet” në rrugë për të pritur dhe përshëndetur kampionët e rinj të botës. Gjermania në festë për idhujt e saj
Është dita e lavdisë për Gjermaninë, që në Brazil u shpall kampione e botës për herë të katërt në historinë e saj.
Në paraditen e sotme, u ul në Berlin avioni që ktheu në atdhe triumfatorët, ndërsa rrugët u kthyen në lumenj njerëzish që u derdhën drejt Portës së Brandenburgut.
Raportohet se në festimet e titullit botëror në këtë zonë historike ku kalonte Muri i Berlinit në kohën e regjimit diktatorial komunist lindor, ishte një det prej 500 mijë personash.
I pari foli trajneri Joakim Lëv (Joachim Löw), i cili iu drejtua të pranishmëve teksa brohoriti plot gëzim:
“Jemi të gjithë kampionë bote”!
Gjermania u kthye në majë të botës së futbollit pas 24 vitesh. Lëvi nuk e fsheh emocionin e tij. “Ishte një rrugë e gjatë dhe e vështirë, por skuadra donte të ftonte. Falënderoj tifozët gjermanë, jemi të gjithë kampionë bote”.
Trofeu “Brazil 2014″ ishte i 4-i për gjermanët, ose i dyti pas bashkimit në 3 tetor 1989 mes Republikës Federale Gjermane dhe Republikës Demokratike Gjermane.
Në vitet 1954 dhe 1974 Kupa e Botës u fitua si Republika Federale Gjermane apo siç thirrej “Gjermania Perëndimore”. Kurse, në 1990 në Itali dhe 2014 u fitua si Gjermani e Bashkuar. Jeton Selimi
















