Dy qytetarë të Durrësit dhe një shtetas kroat u arrestuan sot herët në mëngjes pasi akuzohen për trafik droge në bashkëpunim. Të arrestuarit janë Arjan Plaku, 39 vjeç dhe Aurel Laçku, 23 vjeç, që të dy banues në Durrës dhe Mirusllav Sarak, 36 vjeç, me shtetësi e kombësi kroate. Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve tha se arrestimi i tre të dyshuarve u bë sot në orën 03.35 pak orë pasi pranë Bankës Kombëtare Tregtare në qendër të qytetit Durrës, u gjetën me sasinë e marihuanës. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Durrësit detajuan se mbrëmë “rreth orës 23.00, në vendin e quajtur Dalja e Portit tek Banka Kombëtare Tregtare, Lagjja Nr.1, Durrës, Plaku, Laçku dhe Sarak kanë qenë duke udhëtuar me mjetin tip Benz Mercedes dhe nga kontrolli i mjetit janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasia prej 31.858 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sativa”. Policia tha se materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të Narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















