Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, është kusht i prerë dhe i panegociueshëm për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian. Këtë e ka deklaruar ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Heinz Wilhelm, në intervistën për gazetën beogradase, Blic. Megjithatë, z. Wilhelm tha se “ne nuk kërkojmë që Serbia ta njohë Kosovën”, citon RFE. Ai ka theksuar se kapitulli i 35-të, i cili ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nuk do të hapet, derisa Marrëveshja e Brukselit të mos zbatohet në tërësi. Z.Whilhelm, tha se “nuk ekzistojnë kurrfarë kushtesh gjermane, që paraqiten para Serbisë, në rrugën e saj për në Bashkimin Evropian”, dhe ka shtuar se “në mesin e 11 kushteve, që janë paraqitur në media, gjenden disa nga pikat e Marrëveshjes së Brukselit, të cilat nuk janë implementuar”. Ambasadori gjerman në Beograd, Heinz Wilhelm, tha se dy pikat më të rëndësishme të marrëveshjes, që nuk janë implementuar, janë integrimi i organeve të drejtësisë në pjesën veriore të Kosovës në sistemin e drejtësisë së Kosovës dhe formimi i Bashkësisë së Komunave serbe.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















