Kabineti “Rama”, edhe pse i ri në moshë rezulton i kamur në pasuri. ILDKP publikoi dje pasuritë e ministrave për vitet 2012-2013, nga ku mësohet se thuajse të gjithë ministrat kanë nga disa apartamente, troje apo llogari bankare. Vetë kryeministri, përgjatë këtyre dy viteve e ka trashur deklaratën e tij, dikur diskrete. Në deklaratën e pasurisë së vitit 2013 dhe që pasqyronte gjendjen e pasurisë së tij për vitin 2012, Rama ka shtuar përkrah apartamentit parafabrikat edhe një studio artisti të trashëguar nga babai me vlerë 2.500.000 lekë. Për herë të parë në pasurinë e tij, kreu aktual i qeverisë deklaron vlerën e pasurisë së shtëpisë që po ndërton në Surrel të Komunës Dajt. Ai e ka deklaruar atë me një vlerë 39.6 milionë lekë të reja, e cila do të ndahet në mënyrë të barabartë me bashkëshorten. Në deklaratën e vitit 2012, Rama deklaron se kishte 50 % të papaguar detyrim ndaj subjektit që po ndërton shtëpinë, vlerë që në total shkon në më shumë se 12 milionë lekë të reja. Për shlyerjen e këtij detyrimi ai në këtë deklaratë bënte të ditur se ishte në pritje të miratimit të një kredie bankare. Po për të njëjtin vit ai deklaronte se kishte 50 për qind të detyrimit të qerasë së pallatit ku jeton sëbashku me bashkëshorten. Për vitin 2012 Rama deklaron të ardhura nga paga dhe shitja e librit “Kurban” në vlerën e 2.004.789 lekë. Por më e pasur se vetë Rama për vitin 2012 deklarohet bashkëshortja e tij, Linda Rama, e cila bënë të ditur se zotëron një apartament me sipërfaqe 146.15 metra katror dhe garazh 17 metra2, nga e cila 50 për qind e sipërfaqes totale është blerë më 2005, ndërsa 50 për qind e sipërfaqes është blerë nga bashkëpronari me 2009. Vlera e këtij apartamenti llogaritet në 52.891 euro dhe 13.832.000 lekë. Gjithashtun ajo deklaron se zotëron tokë are 4.483.5 metra2 në Surrel, gjysma blerë në 2005 dhe gjysma në 2008 me vlerë totale 1.086.650 lekë. Mbi këtë tokë është ndërtuar shtëpia e banimit e deklaruar edhe nga Rama. Ajo deklaron gjithashtu se ka dhënë një hua pa interes në vlerën e 70 mijë eurove, ndërsa zotëron llogari bankare në vlerën e 6.206.644 lekë. Ndërkohë që ka deklaruar të ardhura nga paga, ekspertiza dhe qiraja e një apartamenti. Një vit më vonë Rama do të deklaronte pak ndryshime të pasurisë, ndërsa bënë të ditur se ka marrë një kredi të re në 2013 në vlerën e 80 mijë eurove për të shlyer një pjesë të detyrimeve për shtëpinë që po ndërton në Surrel, si dhe deklaron se ka mundur të shlyejë kredinë e zbutur që kishte marrë që në 2000. Për 2013 ai do të deklaronte të ardhura personale nga paga dhe shitja e librit 1.068.459 lekë.
Edi Rama
Pasuria e vitit 2012
Apartament banimi me sipërfaqe 59 metra2, parafabrikat, rivlerësuar në 2012 5.422.100 lekë
Studio artisti 65 metra2 (trashëgimi nga babai) 2.500.000 lekë.
Shtëpi banimi në Surrel me vlerë 39.607.741 mijë lekë.
Koleksion nga krijimtaria e babait (i pavlerësuar).
Të ardhura nga paga dhe shitja e librit “Kurban” 2.004.789 lekë.
Kursim cash 988.700 lekë.
Të ardhura nga paga 1.438.000 lekë.
Të ardhura të tjera 53.845 lekë.
Detyrim për kredinë e aktivizuar në vitin 2000 me vlerë 2.5 milionë lekë me afat shlyerje 15 vjet, me interes 3 për qind. 336.383 lekë.
50 për qind e detyrimit të papaguar ndaj subjektit ndërtues “shtëpi banimi 1-katëshe në Surrel”. 12.056.241 lekë
Në pritje të miratimit të një kredie bankare…
50 për qind e detyrimit për qiranë e apartamentit rruga Sami Frashëri 573.280 lekë
( Detyrimi paguhet një herë në vit)
Djali Gregor Rama (nuk ka pasuri të deklaruar veçmas në emrin e tij)
Bashkëshortja Linda Rama
Apartament me sipërfaqe 146.15 metra katror dhe garazh 17 metra 2. 50 për qind e sipërfaqes totale është blerë më 2005, ndërsa 50 për qind e sipërfaqes është blerë nga bashkëpronari me 2009.
Vlera e apartamentit 52.891 euro, që përfaqëson 50 për qind të sipërfaqes totale të blerë më 2005 dhe 13.832.000 lekë që përfaqëson 50 për qind të sipërfaqes të blerë në 2009 nga bashkëpronari.
Tokë are 4.483.5 metra2 në Surrel, gjysma blerë në 2005 dhe gjysma në 2008. Mbi këtë tokë është ndërtuar shtëpia e banimit e deklaruar. 1.086.650 lekë.
Shtëpi banimi në fshatin Surrel 39.607.741 lekë.
Dhënë hua pa interes 70 mijë euro.
Të ardhura personale në llogari bankare 6.206.644 lekë.
Ekspertiza dhe paga 4.408.956 lekë.
Qira e apartamentit rruga Pjetër Bogdani me vlerë 1.536.712 lekë.
Interesa dhe komisione bankare me vlerë 24.731 lekë.
Deklarata e vitit 2013
Të ardhura personale nga paga dhe shitja e librit 1.068.459 lekë
Pakësime 936.330 lekë.
Kursime cash 765 700 lekë.
Pakësime 223 000 lekë.
Të ardhura nga paga e kryeministrit 694 358 lekë.
Kredi e marrë në vitin 2013 me vlerë 80 mijë euro. Shlyer 1111 euro.
Detyrim për kredinë e vitit 2000, shlyer shuma e mbetur 336.383 lekësh.
Linda Rama
Të ardhura personale, gjendje në llogari bankare me vlerë 6069.644 lekë.
Pakësime me 137 mijë lekë.
Ekspertizë me vlerë 1.010.016 lekë.
Qira nga apartamenti në rrugën Pjetër Bogdani me vlerë 505 mijë lekë.
Interesa bankare me vlerë 4963 lekë.

Presidenti shton të ardhurat, Basha shet shtëpinë e bashkëshortes për 10 mln lekë
Zbardhen deklaratat e pasurisë së Presidentit Nishani dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Familja presidenciale përfiton 12 mijë euro nga qiraja e një dyqani në Durrës. E vetmja lëvizje në pasurinë e Bashës është shitja e apartamentit të bashkëshortes
Tiranë Të ardhurat e Presidentit të Republikës dhe bashkëshortes së tij kanë njohur rritje gjatë dy viteve 2012-2013. Sipas deklaratës së pasurisë rezulton se llogaritë bankare të Presidentit të Republikës janë shtuar nga interesat, të ardhurat nga paga, shpërblimet, dietat e udhëtimeve, apo qiraja e një dyqani në qytetin e Durrësit. Vlera më e madhe në pasurinë e Presidentit është ajo prej 12 mijë eurosh, që familja presidenciale ka përfituar nga qiraja e dyqanit në qytetin e Durrësit. Por krahas të ardhurave, Nishani deklaron se ka shpenzuar rreth 16 mijë euro në vit për shkollimin e fëmijëve të tij. Po ashtu, Presidenti ka shpenzuar edhe për kredinë e apartamentit të banimit, për të cilin thotë se paguan një këst prej 733 eurosh në muaj, ndërsa në vitin 2012 duhet të shlyente mbi 100 mijë euro. Ndërsa deklarata e pasurisë për vitin 2013 tregon se Presidenti duhet të paguajë 62 mijë euro kredi për të shlyer përfundimisht pagesën e apartamentit. Por ndryshe nga Presidenti që ka patur lëvizje të ardhurash në llogaritë e tij bankare, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka raportuar asnjë lëvizje në llogaritë bankare. Bashka ka deklaruar pagën e tij dhe të bashkëshortes si të ardhura për vitet 2012-2013 si dhe shumën prej 10 milionë e 450 mijë lekë. Këto para sipas kreut të opozitës janë përfituar nga shitja e apartamentit të bashkëshortes së tij në Tiranë.
Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike
Pasuria për vitin 2012
1.Të ardhura neto nga paga si kryetar i Bashkisë Tiranë nga data 1 janar 2012 deri më 31 dhjetor 2012, 1 milion e 669 mijë e 352 lekë.
2.Të ardhura nga bashkëshortja nga shitja e apartamentit në Tiranë, 10 milion e 450 mijë lekë.
Pasuria për vitin 2013
1.Të ardhura neto nga paga si kryetar i Bashkisë Tiranë nga data 1 janar 2013 deri më 31 dhjetor 2013, 1 milion e 650 mijë e 222 lekë.
2. Të ardhurat e bashkëshortes për shërbime PR/consultancy nëpërmjet fondacionit EËPPP, 22 mijë euro.

Bujar Nishani, President i Republikës
Pasuria për vitin 2012
Shtim depozite në bankë 2 mijë euro, plus 346 euro interesi.
Shtim depozite në një bankë tjetër, 300 mijë lekë, minus 25 mijë lekë interesi.
Pakësim në depozitën e bashkëshortes, 2500 euro.
Shtesë në depozitën e bashkëshortes 2143 euro, plus 146 euro.
Të ardhura nga paga si ministër i Brendshëm dhe si President, 1 milion e 981 mijë e 819 lekë.
Të ardhura nga KLD, 36 mijë lekë.
Shpërblimi vjetor 9 mijë lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore e MTKRS, 943 mijë e 540 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si anëtare e KMB të PSH, 243 mijë e 442 lekë.
Dieta udhëtimesh 1320 dollarë dhe 920 euro.
Shpërblim vjetor i bashkëshortes, 9 mijë lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e një dyqani në Durrës, 12 mijë euro në vit.
Të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti në Durrës, 600 mijë lekë në vit.
Të ardhura nga dhënia me qira e një dyqani në Durrës, 720 mijë lekë në vit.
Pagesë vjetore kredie për apartament, 285 mijë e 600 lekë. Detyrimi i mbetur 4 milion e 94 mijë e 868 lekë.
Kredi për shtëpi, 733. 19 euro në muaj. Detyrimi i mbetur, 105 mijë e 927 euro.
Studime për vajzën, 6 mijë euro në vit.
Pagesë për studime për djalin, 10 mijë euro në vit.
Siguracione për kredite, 60 mijë lekë në vit.
Pasuria për vitin 2013
Shtesë depozite 357 mijë e 338 lekë, plus 42 mijë e 662 lekë interesi.
Shtesë në llogari rrjedhëse 157 mijë e 153 lekë.
Shtesë depozite 1 mijë euro, plus 296 euro interesi.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse të pagës, 27 mijë lekë.
Shtesë nga interesat e depozitës së bashkëshortes, 122 euro.
Shtesë e llogarisë rrjedhëse të bashkëshortes, 332 euro.
Shtesë depozite te bashkëshortja, 2500 euro.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse të pagës së bashkëshortes, 8892 lekë.
Gjendje financiare në shtëpi, 1500 euro dhe 100 mijë lekë.
Shtesë depozite në emër të djalit, (kaluar nga llogaria e pagës), 30 mijë lekë.
.Shtesë depozite në emër të vajzës (kaluar nga llogaria e pagës), 120 mijë lekë.
Të ardhura nga paga si President i Republikës, 2 milion e 531 mijë e 864 lekë në vit.
Paga në KLD, 126 mijë lekë në vit.
Dieta udhëtimesh, 1440 dollarë dhe 1140 euro.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore e MTKRS, plus 10 ditë si specialiste në BSH(në total periudha 1.1.2013-31.12.2013), 963 mijë lekë në vit.
Të ardhura nga bashkëshortja si anëtare e KMB të PSH janar-shtator, 1881 mijë e 800 lekë neto.
Dieta udhëtimesh nga bashkëshortja jashtë vendit, 750 euro plus 720 dollarë.
Të ardhura nga dhënia me qira e një dyqani në Durrës, 12 mijë euro në vit.
Të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti në Durrës, 600 mijë lekë në vit.
Të ardhura nga dhënia me qira e një dyqani në Durrës, 720 mijë lekë në vit.
Pagesë kredie për apartamentin 285 mijë e 600 lekë në vit. Detyrimi i pashlyer, 3 milion e 929 mijë e 560 lekë.
Kredi për shtëpi, gjendja e së cilës në vitin 2013 u ul me 40 mijë euro, për shkak të pagesës së kësaj shume nga pakësimi i depozitës së bashkëshortes, që u krijua nga shitja e apartamentit 1 plus 1 me sipërfaqe 60 metra katrorë, e përbashkët me prindërit e bashkëshortes. Detyrimi i mbetur për kredinë e shtëpisë, 62 mijë e 963 euro.
Siguracione për kredite, 42 mijë lekë në vit.

Lefter Koka, Ministër i Mjedisit
Pasuria për vitin 2012
Blerje aksionesh në një kompani pijesh 1 milion e 165 mijë lekë
Pasuri truall me sipërfaqe 330 metër katrorë, mbi të cilën është një ndërtese 5-katëshe
Shitje apartamentesh me vlerë 68 milion 651 mijë e 340 lekë
Para CASH 7 milionë 858 mijë e 55 lekë
Para CASH pas shlyerjes së huasë dhe kredisë, 13 milion 17 mijë e 922 lekë
Tokë arë e dhuruar nga bashkëshortja me sipërfaqe 9235 metër katrorë
Truall i dhuruar nga bashkëshortja me sipërfaqe 2257 metër katrorë
Të ardhura nga pagat dhe shpërblimet 2 milionë 203 mijë e 839 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 1 milion e 200 mijë lekë
Shlyer 50 milionë lekë nga detyrimi prej 200 milion lekë për blerjen e një toke arë
Shlyer 40 mijë e 281 euro për kredinë e marrë
Bashkëshortja
Kontratë dhurimi nga Lefter Koka për sipërfaqen 9 mijë e 235 metër katrorë tokë arë
Kontratë shkëmbimi me Lefter Kokën 330 metra truall me sipërfaqen 2414 metër katror
Kontratë sipërmarrje me një kompani ndërtimi nga e cila përfiton 3500 metër katror sipërfaqe ndërtimi ambient banimi dhe 2 mijë e 516 metër katror ndërtim ambient shërbimi
Kontratë për përfitimin e sipërfaqes prej 97.7 metër katror në këmbim të dy apartamenteve me sipërfaqe 65 metër katror secili
Kontratë për përfitimin e sipërfaqes 15.66 metër katror truall me një garazh të ndërtuar mbi të në këmbim të sipërfaqes prej 34.8 metër katror garazh
Kontratë për përfitimin e truallit me sipërfaqe 15 metër katror në këmbim të apartamentit me sipërfaqe 65 metër katror
Gjendje CASH me vlerë 128 mijë e 98 lekë
Të ardhura nga paga 1 milion e 200 mijë lekë
Kredi për blerje automjeti në vlerën 25 mijë e 200 euro, nga të cilat mbeten për t’u shlyer 7 mijë e 61 euro
Shlyer kredia me vlerë 40 mijë e 281 euro
Pasuria për vitin 2013
Kontratë shkëmbimi sipas të cilës përfiton 2 mijë e 324 metër katror pistë me vlerë 1 milion e 672 mijë e 400 euro në këmbim të truallit me sipërfaqe 994.5 metër katror dhe ndërtesë mbi të me sipërfaqe 248.2 metër katror
Truall me sipërfaqe 403.9 metër katror përfituar nga ALUIZN-i me vlerë 507 mijë e 703 lekë
Para CASh në shumën 227 mijë e 279 lekë përfituar nga shitja e truallit me sipërfaqe 330 metër katror me vlerë 9 milion e 900 mijë lekë. Nga këto para janë paguar 4 milion e 166 mijë e 820 lekë për truallin e blerë nga bashkëshortja; 7 mijë e 21 euro për mbylljen e kredisë për blerjen e automjetit; 507 mijë e 703 lekë për kontratën me ALUIZNI-n si dhe shlyerjen e borxhit me vlerë 17 milion lekë
Para CASH në shumën 2 milion 539 mijë e 202 lekë
Kontratë për transferimin e aksioneve në kompaninë e pijeve
Sipërfaqe apartamentesh 1 mijë 347.8 metër katror përfituar nga kontrata e shkëmbimit të pasurisë
Të ardhura nga paga dhe shpërblimet 1 milion 725 mijë e 239 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 955 mijë e 420 lekë
Të ardhura nga paga si ministër 492 mijë e 172 lekë
Detyrim ndaj shoqërisë për blerjen e tokës arë 17 milion lekë, mbetur pa shlyer 183 milionë lekë
Bashkëshortja
Shitje trualli sipas kontratës me Ministrinë e Financave, drejtoria e Administrimi dhe Shitjes së Pronave publike me vlerë 4 milion 166 mijë e 820 lekë
Truall me sipërfaqe 403.9 metër katror me vlerë 507 mijë e 703 lekë
Para CASH në tre llogari bankare në shumën 14 milion 785 mijë e 86 lekë dhe 27.91 euro
Shlyer shuma prej 7 mijë e 61 euro nga kredia për blerë automjeti e marrë në vitin 2008
Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë
Pasuria për vitin 2012
Depozitë bankare shtuar me 600 dollarë
Llogari rrjedhëse shtuar me 283 mijë lekë
Llogari rrjedhëse shtuar më 7 mijë e 200 euro
Të ardhura nga paga në Kuvend 1 milion e 30 mijë lekë
Të ardhura nga qiraja e apartamentit 900 mijë lekë
Përfitimi nga sigurimet suplementare si ish-deputet 634 mijë lekë
Të ardhura nga fitimi i kompanisë 19 milion e 278 mijë lekë
Shlyerja e 50 për qind të detyrimit për apartamentin 2 mijë e 750 euro
Kredi për blerje apartamenti me sipërfaqe 205 metër katror dhe garazh nëntokë e marrë në vitin 2007 me këst mujor 1 mijë e 58 euro. Paguar 13 mijë euro, detyrimi 52 mijë e 850 euro
Bashkëshortja
Llogari rrjedhëse pakësuar 437 mijë lekë
Depozitë shtuar me 565 mijë lekë
Depozitë shtuar me 800 dollarë
Të ardhura nga puna në bankë, 4 milion e 635 mijë lekë
Pasuria 2013
Shtuar depozita bankare në shumën 770 dollarë
Pakësuar llogaria rrjedhëse 288 mijë lekë
Pakësuar llogaria rrjedhëse 4 mijë e 380 euro
Shitja e kotave në kompaninë “I….” 51 mijë lekë
Të ardhura nga pagan ë Kuvend 940 mijë lekë
Të ardhura nga pagan ë Ministrinë e Shëndetësisë 620 mijë lekë
Të ardhura nga shitja e 51 për qind të kuotave të kompanisë 18 milionë e 360 mijë lekë
Të ardhura nga fitimi i kompanisë për vitin financiar 2012 12 milionë lekë
Të ardhura nga qiraja e apartamentit 900 mijë lekë
Paguar 13 mijë euro nga kredia për blerje apartamenti në vitin 2007. Detyrim i mbetur, 42 mijë e 180 euro
Bashkëshortja
Shtuar llogaria rrjedhëse 351 mijë lekë
Shtuar depozita 650 mijë lekë
Shtuar llogaria rrjedhëse 19 mijë e 500 lekë
Mbyllja e depozitës bankarë 49 mijë dollar
Shtuar depozita 24 mijë dollar
Shtuar depozita 24 mijë dollar
Shitja e kuotave në “P…..” 12 mijë e 500 euro (vlera fillestare)
Të ardhura nga shitja e kuotave 21 mijë euro
Të ardhura nga puna në bankë 4 milion e 529 mijë lekë
Milena Harito, Ministre e Inovacionit
Apartament banimi me sipërfaqe 210 metër katror në Francë 755 mijë euro
Rinovimi i apartamentit në shumën 150 mijë euro
Studio me sipërfaqe 24.4 metër katror në Francë blerë në shumën e 18 mijë eurove.
6 mijë euro rinovimi i ambienteve të studios
Dyqan në Tiranë me sipërfaqe 116.6 metër katror me vlerë 10 milion e 200 mijë lekë blerë në vitin 2009 me të ardhurat personale dhe të bashkëshortit
Apartament me sipërfaqe 73.6 metër katror blerë nga prindërit në vitin 1995 me vlerë 8 mijë e 494 lekë
Gjendje CASH në dy llogari bankare në Paris 4 mijë e 441 euro
Gjendje në llogari kursimesh Paris, 2 mijë e 227 euro
Gjendje në llogari bankare 10 mijë e 709 euro
Gjendje në llogarinë bankare 52 mijë e 24 euro
Gjendje në llogari kursimi 2 mijë e 400 euro
Të ardhura nga puna e bashkëshortit 86 mijë e 960 euro
Të ardhura nga qiratë e ambienteve të shtëpisë në Francë 9 mijë e 600 euro
Të ardhura nga studio në Francë 2 mijë 700 euro
Kredi bankare 233 mijë e 763 euro
Bashkëshorti
Apartament banimi 70 metër katror blerë në vitin 1994 me vlerë 9 mijë lekë
Pasuria e deklaruar në mars 2014
Pakësim i dy llogarive në shumën 3 mijë e 340 euro
Pakësim llogarie 342 euro
Pakësim llogarie 1 mijë e 918 euro
Shtesë llogarie 171 mijë e 38 lekë
Llogari në shumën 5100 euro
Gjendje llogarie CASH 470 euro
Të ardhura nga paga bruto si ministër 530 mijë e 520 lekë
Të ardhura nga puna e bashkëshortit 22 mijë e 29 euro
Të ardhura nga qiraja e ambienteve 7 mijë e 100 euro
Të ardhura nga studio 900 euro
Kredi bankare, shlyer 1 mijë e 900 e 13 euro, detyrimi 232 mijë e 283 euro
Kredi bankare, shlyer 1 mijë e 198 euro, detyrimi 132 mijë e 236 euro
Shkëlqim Cani, Ministër i Financave
Depozitë bankare në shumën 50 mijë e 326 dollarë
Depozitë bankare në shumën 26 mijë e 330 dollarë
Depozitë bankare në shumën 10 mijë e 948 mijë euro
Depozitë bankare në shumën 27 mijë e 185 euro
Llogari rrjedhëse në Uashington 611 dollarë
Fond suplementar pensioni 320 mijë lekë
Apartament me sipërfaqe 112 metër katror blerë në vitin 2007 në vlerën 67 mijë dollarë
Apartament me sipërfaqe 142.3 metër katror me vlerë 132 mijë euro
Apartament me sipërfaqe 133 metër katror me vlerë 6 milionë e 900 mijë lekë
Tokë arë me sipërfaqe 600 metër katror me vlerë 1 milion lekë
Autoveturë tip “Benz” me vlerë 10 mijë euro
Të ardhura nga paga si profesor 720 mijë e 529 lekë
Të ardhura nga honoraret, doktoratura e the 516 mijë e 696 lekë
Të ardhurat nga mësimdhënia në një universitet privat 903 mijë e 533 lekë
Honorare nga leksionet në Universitetin e Elbasanit 324 mijë lekë
Paga neto nga një organizatë jofitimprurëse 405 mijë e 236 lekë
Kredi për shtëpi me vlerë 89 mijë euro, shlyer për vitin 2013 6 mijë e 752 euro
Kredi për shtëpi në shumën 4 milion lekë, detyrim 2 milion 411 mijë lekë
Bashkëshortja
Depozitë në shumën 15 mijë euro
Depozitë në shumën 34 mijë e 257 dollarë
Llogari rrjedhëse 408 dollarë
Pasuria e vitit 2013
Të ardhurat nga paga 405 mijë e 236 lekë
Shtesë nga interesat 130 mijë e 304 lekë
Shtesë në fondin e pensionit suplementar 156 mijë e 357 lekë
Të ardhura nga paga si profesor 19 mijë e 460 lekë
Të ardhura nga paga si deputet i Kuvendit të Shqipërisë 26 mijë e 650 lekë
Të ardhura nga paga si Ministër Financash 350 mijë e 805 lekë
Të ardhura nga honoraret e mësimdhënies 22 mijë e 320 lekë
Honoraret si lektor 226 mijë e 800 lekë
Shlyer 2 mijë e 242.37 euro nga kredia
Shlyerje këstesh në vlerën 38 mijë e 280 lekë
Bashkëshortja
Shtesë interesi për depozitën e rinovueshme në shumën 34 mijë e 322 dollarë
Depozitë në emër të prindërve 18 mijë e 597 dollarë
Depozitë në emër të nënës 1 milion 273 mijë e 764 lekë
Të ardhurat nga paga si lektore 226 mijë e 800 lekë
Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm
Kursime CASH shtuar 2 mijë e 500 euro, vlera totale 21 mijë e 500 euro
Të ardhura nga paga si deputet 2 milion 656 mijë e 634 lekë
Kartë krediti në vlerën 3 mijë e 600 euro
Shitur automjet në vlerën 2 mijë e 500 euro
Të ardhura nga paga si pedagog 768 mijë lekë
Honorare 15 mijë lekë
Paguar 2 mijë e 808 euro për kredi, detyrimi i mbetur 16 mijë e 892 euro
Overdraft i pashlyer në vlerën 150 mijë lekë
Shitje e automjetit në vlerën 1 milion lekë
Kursime CASH pakësuar me 11 mijë euro pas blerjes së automjetit
Llogari bankare në emër të djalit 550 mijë e 970 lekë
Të ardhura nga paga si deputet 1 milion 583 mijë e 750 lekë
Të ardhura nga paga si Ministër i Brendshëm547 mijë e 383 lekë
Llogari kursimi në shumën 700 mijë lekë
Shlyer shuma prej 2 mijë e 698 euro, detyrimi i mbetur i kredisë 14 mijë e 194 euro
Overdraft i pashlyer 77 mijë e 397 lekë
Niko Peleshi, zv.kryeministër
Shtesë në llogarinë e pagës 74 mijë e 597 lekë
Pakësuar llogaria në shumën 887 euro
Pakësuar 8 mijë euro për shlyerjen e kartës së kreditit dhe pjesërisht arsimimin e fëmijëve
Shtesë 500 mijë lekë krijuar nga tërheqja e pagesës
Pakësim i llogarisë me 910 euro
Mbyllur llogaria rrjedhëse 106.37 euro
Llogari rrjedhëse në shumën 6 mijë e 511 euro
Shtesë në llogaritë e fëmijëve respektivisht 1 mijë e 907 dollarë, 1 mijë e 100 e 84 dollarë dhe 300 e 30 dollarë
Të ardhura nga paga si kryetar i bashkisë Korçë 744 mijë e 78 lekë
Bonus për transportin 360 mijë lekë
Të ardhura neto nga paga si këshilltar 178 mijë lekë
Të ardhura të përfituara nga interesat e depozitave 580 mijë e 314 lekë
Të ardhura nga paga si zv.kryeministër 471 mijë e 53 lekë
Të ardhurat nga paga dhe bonuset e bashkëshortes 1 milion 338 mijë e 995 lekë
Pagesë nga Komisioni Europian 562 euro
Paguar 364 euro për kredinë e banesës, detyrime 46 mijë e 170 euro
Kartë krediti me limit 2 mijë euro, detyrim 887, 65 euro
Bashkëshortja
Llogari rrjedhëse 20 mijë e 833 lekë
Mbyllur llogaria e pagës 280 mijë e 921 lekë
Tërhequr 701 mijë lekë nga depozita me afat
Mbyllur plani i kursimit 105 mijë e 500 lekë
Mbyllur llogaria personale 2 euro
Të ardhura nga paga 1 milion 338 mijë e 915 lekë
Interesat bankare 537 mijë e 250 lekë
Nasip Naço, Ministër i Drejtësisë
Shtëpi banimi me sipërfaqe 170 metër katrore 6 milionë e 500 mijë lekë.
Automjet tip “Benz” me vlerë 7 mijë euro
Shtuar depozita bankare në shumën 890 mijë lekë nga paga si nënkryetar i Kuvendit dhe Ministër i Drejtësisë
Pakësuar me 500 mijë lekë nga gjendja e parave CASH të deklaruara në vite
Depozitë bankare me gjendje 500 mijë lekë
Të ardhura bruto nga paga si nënkryetar Kuvendi dhe Ministër Drejtësie 2 milion e 312 mijë e 13 lekë
Të ardhura bruto nga paga e bashkëshortes 761 mijë lekë
Kredi për blerjen e apartamentit në shumën 5 milionë lekë, shlyer 3 milion e 324 mijë lekë, detyrimi 3 milion e 13 mijë lekë
Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës
Apartament banimi me sipërfaqe 128 metër katror blerë në vitin 1998, shlyer 47 mijë e 500 dollarë
Apartament banimi me sipërfaqe 128 metër katror, shlyer 2 milion e 450 mijë lekë
Apartament banimi me sipërfaqe 103 metër katror, shlyer 3 milion e 400 mijë lekë
Apartament me sipërfaqe 108 metër katrore, paguar 44 mijë dollarë
Apartament në Sarandë me sipërfaqe 87.8 metër katror, paguar 60 mijë e 598 euro
Llogari e përbashkët 531 mijë e 942 lekë
Depozitë e përbashkët 19 mijë e 879 euro
Depozitë në shumën 5 milion e 500 mijë lekë
Llogari personale 3 mijë lekë
Llogari e përbashkët 87 mijë lekë
Depozitë e përbashkët 1 milion lekë
Llogari e përbashkët 7 euro
Llogari personale 3 mijë e 296 euro
Llogari personale 13 mijë e 242 euro
Depozitë personale 22 mijë e 359 euro
Llogari e përbashkët 9 mijë e 580 euro
Depozita të përbashkët 4 mijë e 730 euro, 10 mijë euro, 4730 euro
Llogari e përbashkët 3 mijë e 222 euro
Depozitë 20 mijë euro
Bono Privatizimi dhuruar nga prindërit 300 mijë lekë
Fond pensioni 30 mijë euro
Automjet “Opel” 12 mijë dollarë
Automjet “Honda” 5 mijë euro
Bashkëshorti
Llogari personale 5 mijë e 70 paund
Llogari personale 12 mijë e 801 dollarë
Llogari personale 105 mijë e 723 lekë
Depozitë bankare 2 milion lekë
Llogari personale 619 mijë e 912 lekë
Depozitë 2 milion lekë
Mimi Kodheli, Ministre e Mbrojtjes
Pakësuar llogaria bankare në emër të djalit 2 mijë e 334 lekë
Shtim i depozitës në emër të nënës, 279 dollarë
Shtuar depozita 121 euro
Llogari e pafrytshme në lekë pakësuar 190 mijë e 779 lekë
Shtuar interesat 20 mijë e 124 lekë
Shtuar depozita 68 euro
Llogari bankare shtuar 348 lekë
Të ardhura nga paga si deputete 1 milion 744 mijë e 495 lekë
Të ardhura nga paga si Ministre e Mbrojtjes 513 mijë e 497 lekë
Të ardhura nga leksionet 360 euro
Kredi në vlerën 11 mijë e 400 euro për blerë automjet. Shlyer 4 mijë e 569 euro. Detyrimi 5 mijë e 612 euro
Arben Ahmetaj
Pasuria 2012
Blerje toke arë 2000 metra2 në ankand 53 775 euro
Të ardhurat totale 3.173.477 lekë
Paga dhe shpërblime 1.883.310 lekë
Pjesëmarje në komisione 114 000 lekë
Telefoni dhe karburant 773 750 lekë
Dieta ditore dhe akomodime 402 417 lekë
Detyrime
Kredi me afat 24 mujor 10 mijë euro
Këste të paguara 2012 6.687 euro ( mbeten 3.886 euro)
Kredi e marrë në 2006 100 mijë euro
Këste të paguara gjatë 2012 10.813 euro
Kredi e marrë në 2009 24.111 euro
Këste të paguara gjatë 2012 3.248 euro
Interesat e bashkëshortes Albina Mancka
Blerje automjeti “Nisan” me kredi 14.790 euro
Livia Ahmetaj
Gjendja e llogarisë 2012 15314 dollarë
Keisi Ahmetaj
Shuma e depozituar gjatë vitit 2012 9 mijë dollarë
Të ardhura pagën vjetore dhe shpërblimet 6.118.598
Të ardhura nga dhënia me qira e zyrave 10.800 euro
Pasuria 2013
Paga nga Kuvendi 2.051.855 lekë
Paga si ministër 508.004 lekëve
Detyrime
Kredi me afat 24 mujor 10 mijë euro
Këste të paguara gjatë 2013 3539 euro
Kredi e marrë në 2006 100 mijë euro
Këste të paguara 11.297 euro
Kredi në Intesa, marrë më 2009 24.111 euro
Këste të paguara gjatë 2013 3.827 euro
Livia Ahmetaj
Gjendja e llogarisë është shtuar vetëm 226 dollarë
Keisi Ahmetaj
Gjendja e llogarisë është shtuar 1733 dollarë
Albina Mancka
Paga dhe shpërblimet 5.061.031 lekëve
Dhënia me qira e ambienteve 12 mijë euro në vit.
Dhënia e zyrave me qira 10.800 euro në vit
Makinë Leasing 9789 euro
Shlyer nëpërmjet pagës së Arben Ahmetajt 3172 euro.
Bledi Çuçi
Deklarata e pasurisë 2012
Apartament banimi me sipërfaqe 94.4 metra2 90 mijë euro
Apartament banimi me sipërfaqe 130 metra2 plus 130.3 metra2
ambiente ndihmëse blerë në vitin 2000 78 mijë euro
(Është pjesëtuar pas divorcit. Vlera e pasurisë nga rivlerësimi është 25 milionë lekë)
Garazh për makinë 18.37 metra2 23 mijë euro.
Tokë pyll 1 mijë metra2 në Lanabregas 1.4 milionë lekëve
Automjet Land Rover blerë në vitin 2010 27 mijë eurove.
Banka Intesa SanPaolo
Llogari bankare 43.760 lekë
Depozitë bankare 114.496 lekë
Llogari bankare 6183 euro
Paga si ministër nga shtatori i 2013 174.000 lekë
Pasuria 2013
Banka Intesa SanPaolo
Llogari bankare 247840 lekë
Depozitë bankare 54496 lekë
Llogari bankare 5830 euro
Paga si ministër 437002 lekë.
Damian Gjiknuri
Pasuria 2012
Paga dhe shpërblimet si deputet 300 mijë lekë
Të ardhura neto nga paga dhe përfitimet si deputetë 1.857.184 lekë.
Pagesa e një huaje nga bashkëshortja 5.500 euro
Bashkëshortja të ardhura nga paga 1.4 milionë lekë
Kësti i paguar nga detyrimet e pashlyera nga kontrata e shitjes së aksioneve në vitin 2010 500 mijë lekë
Kredi për shtëpi banimi 5 milionë lekë
Shuma e shlyer në vitin 2012 180400 lekë
Bashkëshortja llogari rrjedhëse 245 mijë lekë
Të ardhura 1.4 milionë pagë dhe 600 mijë punë krijuese.
Kredi për blerje automjeti 18.200 euro me këst mujor 369 euro.
Shuma e shlyer për 2012 3500 euro dhe vlera e mbetur 7600 euro.
Pasuria 2013
Shtesë në llogari rrjedhëse 600 mijë lekë
Të ardhura neto nga paga 2 128 278 lekë
Pagesat të një huaje ndaj bashkëshortes 8 mijë euro
Paga e bashkëshortes 1.4 milionë lekë.
Këst I paguar nga kontrata e shitjes së aksioneve 600 mijë lekë
Shitja e automjetit “Audi 4” 5500 euro.
Interesat e paguara për kredinë për shtëpi 180.400 mijë lekë
Bashkëshortja, pakësuar llogaria në bankë 135 mijë lekë
Llogari e hapur në 2013 6842 euro.
Bashkëshortja të ardhura 1.4 milionë nga paga dhe 800 mijë lekë nga puna si designer.
Paguar gjatë 2013 3500 euro për kredinë e makinës.
Ditmir Bushati
Pasuria 2012
Depozitë bankare me 106 dollarë.
Depozitë me vlerë 7242 dollarë shtuar me 106 dollarë.
Depozitë me vlerë 20 771 euro, shtuar me 441 euro.
Llogari rrjedhëse me vlerë 1 569 071 lekë, pakësuar me 7.860.000 lekë.
Llogari kursimesh me vlerë 3325 euro.
Llogari rrjedhëse 799.444 lekë, pakësuar me 6030 lekë.
Depozitë me vlerë 14944 dollarë shtuar me 123 dollarë.
Shitja makine “Wolksvagen” 3800 euro.
Blerje makinë “Mercedes” 11 mijë euro.
Paga e vitit 2012 si deputet dhe shpenzimet 2.585.284 lekë.
Të ardhura nga bashkëshortja nga mësimdhënia 509 mijë lekë.
Të ardhurat nga bashkëshortja nga konsulenca 13.312 dollarë.
Të ardhura nga bashkëshortja nga konsulenca 14.900 euro.
Të ardhura nga bashkëshortja nga konsulenca 756 mijë lekë.
Pasuria e bashkëshortes
Llogari në vlerën e 14.541 euro, shtuar gjatë vitit 2012 me 368 euro.
Llogari 33.368 dollarë, shtuar me 13468 dollarë.
Llogari rrjedhëse 12.298 euro, shtuar me 11.198 euro.
Llogari rrjedhëse 111.870 lekë, shtuar 344.955 lekë.
Llogari rrjedhëse 13248 lekë, pakësuar me 64 mijë lekë.
Llogari 420 mijë lekë
Llogari “future” në emër të vajzës me vlerë 6.959 euro, shtuar me 5.562 euro.
Pasuria 2013
Depozitë bankare me vlerë 7.347 dollarë shtuar me 105 dollarë
Depozitë me vlerë 21.344 euro, shtuar 563 euro.
Llogari rrjedhëse e pagës dhe përfitimeve si deputetë 729.309, pakësuar me 839.762 lekë.
Depozitë me vlerë 3.404 euro, shtuar me 79 euro.
Llogari rrjedhëse me vlerë 9.069 lekë, pakësuar me 790 lekë.
Depozitë me vlerë 13.887 plus 1.215 dollarë, shtuar me 1057 dollarë.
Shtije apartament banimi me sipërfaqe 104 metra2 me vlerë 75 mijë euro.
Blerje apartament banimi me sipërfaqe 170 metra katror 110 mijë euro.
Paga si deputetë dhe ministër me vlerë 2.145.571 lekë
Të ardhura nga puna kërkimore me vlerë 250 mijë lekë.
Të ardhura të përfituara nga bashkëshortja nga konsulenca dhe punë kërkimore me vlerë 22 mijë euro.
Të ardhura nga puna në bankë me vlerë 508 mijë lekë.
Të ardhura nga konsulenca me vlerë 82.740 lekë.
Huamarrje për blerjen e apartamentit në vlerë 20 mijë euro.
Nga bashkëshortja
Llogari me vlerë 14.909 euro, shtuar 368 euro.
Llogari me vlerë 33.041 dollarë, shtuar me 327 dollarë.
Llogari me vlerë 10072 euro.
Llogari 127 euro, shtuar me 12171 euro.
Llogari rrjedhëse 60.279 lekë, shtuar me 360 mijë lekë.
Llogari “future”7099 euro, shtuar me 140 euro.
Edmond Haxhinasto
Pasuria 2012
Apartament 194 metra2 i blerë në 2011, plus parkim 116 400 euro
Apartament i deklaruar më përpara, por i hipotekuar 90.6 metra2 3 milionë lekë.
Paga mujore nga puna e kryer si zv.ministër 1.823.732 lekë.
Kursime në vlerë 2.500.000 lekë.
Kredi e marrë në 2012.
Pasuria 2013
Llogari rrjedhëse 5650 euro.
Depozitë kursimesh në vlerën 10 mijë euro.
Paga mujore si ministër 1.198.170 lekë.
Paga e bashkëshortes 50 mijë lekë në muaj.
Bashkëshortja zotëron njësi me sipërfaqe totale 122 metra2 dhuruar nga kompania ‘Lerenti’, pronë e babait të saj.
Edmond Panariti
Pasuria e vitit 2013
Të ardhura nga puna për MPJ 453.671 mijë lekë.
Pakësime nga shpenzimet familjare në vlerën 1.778.084 lekë.
Pagesa nga DRSSH 44.449 lekë
Pakësime si shpenzime familjare 115.400 lekë
Shtesa të ardhura nga puna 817.791 lekë.
Bashkëshortja
Të ardhura nga puna për Grontmij 30 523 euro
Tërheqje pagese depozite regjistrimi në shkollë (4.579 euro) cash për shpenzime të djalit (5 mijë euro), përmirësime strukturore në apartamentin ekzistues (11.570 euro dhe 4.300.600 lekë).
Pakësime nga llogaria me 48.931 lekë.
Të ardhura nga interesat e depozitës 18 mijë lekë.
Pakësime për shpenzime familjare 123 mijë lekë.
Të ardhura nga puna dhe interesat e depozitës së kursimit 30.523 euro.
Deklarata e vitit 2013
Të ardhura nga puna e ministrit pas fillimit të funksionit 672.367 lekë.
Pakësime për shpenzimet familjare 497.569 lekë.
Pagesa nga fakulteti 45.083 lekë.
Shpenzime familjare 60.204 lekë.
Të ardhura nga puna në fakultetin publik 43 mijë lekë.
Bashkëshortja
Të ardhura nga puna dhe interesa 17 mijë euro.
Pakësime për pagesë shkolle me 1900 euro.
Lindita Nikolla 2012
Hua vëllait, për të mbuluar shpenzimet për dasmën e vajzës 1 milion lekë
Paga mujore 92 mijë lekë
Honorar si bashkautore tekstesh matematike 130 mijë lekë
Pasuria e bashkëshortit
Paga mujore, përgjegjës departamenti 94 mijë lekë
Pagesë si pedagog i Jashtëm në universitetin Kristal 134 mijë lekë
Pagesë si pedagog i Jashtëm në Albanian University 321 mijë lekë
Pagesë si pedagog i Jashtëm në FSHN 126 mijë lekë
182 m2 tokë në Konjsko Maqedoni, dhuruar më 2012 nga Milutin Lazareski
Pagesë ore suplementare 118 mijë lekë
Honorar si anëtar i Këshillit të Fakultetit 67 mijë lekë
Kredi në bankë, marrë në 2007 475 200 lekë
Lindita Nikolla 2013
Llogari bankare me huanë e kthyer nga vëllai 1 milion lekë
Gjendja në llogarinë e pagës BKT 300 mijë lekë
Kursime 200 mijë lekë
Pagë mujore si kryetare njësie 92 mijë lekë
Pagë mujore si ministre 139 640 mijë lekë
Honorar si bashkautore tekstesh 63 mijë lekë
Bashkëshorti i ministres Nikolla
Pagë mujore si përgjegjës departamenti 94 mijë lekë
Pagesë si pedagog i Jashtëm 320 mijë lekë
Pagesë si pedagog i Jashtëm FNSH 118 mijë lekë
Pagesë si pedagog i ftuar në Tetovë dhe Strugë 3520 euro
Pagesë për leksione në doktoraturë UT 243 mijë lekë
Vazhdon kredia në Raiffaisen Bank
Hua pa interes marrë nga miku R. H për shkollimin e vajzës 6 mijë euro
Eglantina Gjermeni
Pasuria e vitit 2012
Pakësohet llogaria në bankë me 1125 dollarë
Bashkëshorti
Shtohet llogaria me 155.982 lekë.
Shtohet llogaria me 24 mijë lekë
Maturohet depozita me 28 mijë dollar.
Shtohet llogaria me 28.603 dollarë.
Pakësohet llogaria me 1328 paund.
Maturohet depozita me 18584 dollarë.
Shtohet llogaria me 116 mijë lekë.
Pakësohet llogaria me 2 mijë paund.
Maturohet llogaria me 10233 euro.
Konvertohen 15360 dollarë në 10 mijë paund.
Pakësohet investimi në OBL me 2 milionë lekë.
Shtohet investimi në BTH me 10 mijë euro.
Shtohet investimi në OBL me 4.5 milionë lekë. Blerë 3 Onc flori mon me 500 mijë lekë.
Gjendja në fund të vitit 200 mijë lekë, 3 mijë dollar, 5 mijë euro dhe 18 onc flori.
Paga personale si deputete dhe shpërblime 2.550.434 lekë
Page, viti 2012 si pedagoge e jashtme 66 mijë lekë
Page si pedagoge e jashtme të magjistratura 69 mijë lekë.
Project me US 1550 dollarë.
Project me Co-plan 1350 euro.
Bashkëshorti
Paga dhe shpërblime si drejtor i operacioneve monetare në BSH 4.156.023 lekë.
Interesa 1.073.985 lekë
Interesa 33 dollarë.
Interesa 461 dollarë.
Kredi për shtëpi nga BSH, shuma e paguar për vitin 2012 është 205 mijë lekë. Mbeten për t’u shlyer edhe 3.969.025 lekë.
Pasuria 2013
Bashkëshorti
Llogaria pakësohet me 649 mijë lekë
Llogaria shtohet me 23 mijë lekë.
Llogari pakësohet me 27351 dollarë.
Llogari pakësohet me 230 mijë lekë.
Shtohet llogaria me 11 mijë lekë.
Maturohet BTH 10 mijë euro.
Shet OBL 1.3 milionë lekë.
Blen OBL 1.5 milionë lekë.
Konverton 27352 dollarë në 17 mijë paund.
Blerë 9500 paund.
Blerë 10500 euro.
Blerë 5000 dollarë.
Shtohen 5 mijë euro.
Shtohen 4400 dollarë.
Blerë kmon7mon me vlerë 6.203 euro.
Blerë 2 onc flori me 250 mijë lekë.
Gjendja cash në fund të vitit është 150 mijë lekë, 1500 paund, 1500 dollarë, dhe 4500 euro.
Llogaria personale e ministres Gjermeni 140 mijë lekë.
Bashkëshorti paga dhe shpërblime si drejtor I departamentit të operacioneve monetare 4.175.618 lekë .
Interesa neto nga investimet LV të Qev. nëpërmjet bankave 1.110.218 mijë lekë.
Paga dhe shpërblime e Eglantina Gjermenit si deputete 1851850 lekë.
Paga dhe shpërblime si ministër 347.751 lekë.
Shpërblime si pedagoge e jashtme 170 mijë lekë.
Projekti PDS2 720 euro.
Erion Veliaj
Pasuria e vitit 2012
Apartament banimi me sipërfaqe 111 metra2. Shuma e paguar 5.115.200 lekë. Rivlerësuar me 12.810.240 lekë. Burimi i krijimit nga shitja e apartamentit të zotëruar nga prindi dhe paga.
Automjet tip “Peugot” me vlerë 23 mijë euro. Të ardhurat nga paga.
Automjet tip “Wolksvagen Tuareg” me vlerë 6 mijë euro. Të ardhura paga.
Llogari bankare me vlerë 5290 euro. Të ardhurat nga paga.
Pasuria e vitit 2013
Llogari bankare me 5294 euro. Të ardhurat nga paga.
Llogari 7503 dollarë. Të ardhurat nga paga.
Llogari 168.168 lekë. Të ardhurat nga paga.
Llogari 209 euro.
Paga mujore e ministrit 595 000 lekë.
Shpërblim Kuvendi 52.896 lekë.
Klajda Gjosha
Deklarata e tetorit 2013 për pasurinë para se të bëhej ministër
Paga si zëvendësministre e Punës 407.465 lekë
Llogari bankare 80.086 lekë.
Bashkëshorti
Gjendje llogari 585089 lekë. Të ardhurat nga biznesi.
Gjendje llogari 1864 euro. Të ardhurat nga biznesi.
Kredi biznesi 215.825 lekë.
Deklarata e 2014 për vitin 2013
Të gjitha pronat janë në emër të prindërve.
Paga si ministër 513 637 lekë.
Anëtare e bordit të FSHZH 31624 lekë.
Leonard Bakillari mapo














