Mbretëria e Bashkuar mund të jetë pranë daljes së saj nga Bashkimi Europian. 150 deputetë të parlamentit britanik kanë nisur tashmë fushatën për mbajtjen e një referendumi për daljen e vendit nga unioni europian.
Ky reagim ka ardhur pas emërimit të Jean-Claude Juncker si president i Komisionit Europian. Juncker konsiderohet si një “federalist”, i cili do të shtyjë më tej rritjen e kompetencave të institucioneve të BE-së në raport më ato të vendeve anëtare.
Deputet shprehen se janë të zhgënjyer nga ecuaria e BE-së dh theksojnë se asaj po i afrohet fundi ekonomik dhe politik.
Por lëvizjet e fundit anti-BE në Mbretërinë e Bashkuar, kanë shqetësuar grupin më të madh të biznesit në këtë vend të cilët thonë se “BE është tregu më i madh i eksportit dhe është çështje themelore për të ardhmen e tyre ekonomike. Anëtarësimi mbështet vendet e punës dhe rrit konkurrencën ndërkombëtare”.
Popullsia në Mbretërinë e Bashkuar vazhdon të mbetet e ndarë për të ardhmen europiane të vendit, por megjithatë janë euroskeptikët ata që mbizotërojnë tashmë në shoqërinë britanike.