“Kur më shohin fëmijët menjëherë vrapojnë dhe u tregojnë edhe të tjerëve, e përhapin lajmin në një normë të pabesueshme. Shprehja në fytyrën e fëmijëve, kur ata më shohin çantën jeshile… është e papërshkrueshme”, thotë Adham Al Jazeera i cili është babi i gjatë fëmijëve.
Adham deri tani ka shkuar në Siri 28 herë për pesë vjet. Paratë dhe lodrat e mbledhura në Finlandë, i futë në Siri në sajë të kontakteve në Turqi dhe Siri. Megjithatë, udhëtimi nganjëherë mund të jetë i rrezikshëm.
“Disa orë ecje, rreth gjatë deri në shtatë orë, duke iu shmangu plumbave. Krejt cka më shpëton janë gjithë ata fëmijët që mezi presin të jenë të lumtur”, thotë Adham.
Por ai nuk ka vetëm lodra, por edhe gjëra të tjera të nevojshme për jetën. Adham me parat e grumbulluara ka financuar katër shkollat.
“Njerëzit në Siri kanë humbur besimin e tyre në botën e jashtme. Ata mendonjë se ne nuk jemi njerëz. Ata janë të bombarduar nga të gjitha anët edhe krejt cka duan është të ndalet kjo luftë mizore. Unë kurrë nuk do të ndalem duke e bërë këtë. Askush nuk do të me ndal. Unë jam i destinuar për femijët sirian”, thotë Adham.
























