“PDK dhe LDK nuk i besojnë njëra tjetrës, prandaj zgjedhjet sipas tij, janë të pashmangshme”, tha Shala në Tribuna Channel.
E sa i përket një takimi të mundshëm mes liderëve për çështjen e demarkacionit, ai thotë se tani për tani nuk kanë marrë ftesë.
“Qeveria është jo serioze sepse në moment qe përmendet një çështje madhore ajo do të duhej ta dërgoj ftesën dhe të shohim përmbajtjen e saj. Ne si parti nuk kemi ftesë nga kryeministri për një takim të mundshëm”, ka thënë Shala.
Shala, i cili është edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të AKI-së, ka folur edhe për gjendjen e sigurisë, e cila thotë se nuk është e mirë.
Ai ka bërë të ditur se javën e ardhshme në raportim do të jetë drejtori i AKI-së, Agron Selimaj.
https://www.youtube.com/watch?v=7vJoIvwQgUA?feature=oembed&w=640&h=360






















