Të gjashtë shtetet e Ballkanit: Kosova, Shqipëria. Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia pritet që gjatë këtij viti të shënojnë një rritje prej 2 deri në 3.6 për qind të brutoproduktit vendor, raporton televizioni “N1”, duke iu referuar raportit më të ri gjysmëvjetor të Bankës Botërore.
Dhe, sipas këtij raporti, Kosova me rritjen e paralajmëruar prej 3.6 për qind vlerësohet si “yll” në këtë regjion. Rritjen më të vogël, 2% pritet ta shënojë Maqedonia.






















