Sipas tij, pas këtij debati, nuk ka më pas prej atyre që ka me ngritë dorën me votuar për Demarkacionin.
“Jam i bindur që Demarkacioni nuk do të kalojë, e them duke u nisur nga vetja, sepse nuk kishte mundur askush të më bind se duhet të votojë një Demarkacion të tillë, ku i falet toka e Kosovës një shteti tjetër”, ka thënë ai.
Duke folur për propozimet e fundit që kjo marrëveshje fillimisht të votohet në Kuvend e pastaj të dërgohet në arbitrazh, Lekaj tha se “Marrëveshja duhet së pari të vije në Kuvend dhe të dështojë, e mandej të formojë një komision që t’i rifillojë negociatat me Malin e Zi, assesi nuk mundet të dërgohet në arbitrazh”.
Lekaj paralajmëron që mos të vije puna që qytetarët të vijnë deri në Prishtinë, sepse atëherë, sipas tij ka me qenë vonë.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=buAErlm6-tc?feature=oembed&w=640&h=360]






















