Italiani është gjallë dhe sipas mjekëve në Rivoli, nuk është në rrezik për jetën edhe pse në gjendje të rëndë.
Efektivët e policisë kanë parë dy burra që grindeshin në rrugë. Shqiptari goditi italianin me një thikë ‘flutur’. Ai u vu në pranga nga policia dhe thika u sekuestrua.
Shqiptari kërkonte 70 mijë euro për punën e tij, por italiani i kishte dorëzuar 12 mijë euro më pak se kjo shumë, raporton “La Repubblica”.






















