Prokuroria e Prishtinës akuzonte Muhamet Karametën, Bekim Gjelin e Viola Mujaj-Sokolin se disa herë radhazi kishin lëshuar certifikata të rreme për kandidatët për patentë-shofer.
Grupi prej gjashtë personash pretendohet se mashtruan qytetarë duke u premtuar se do pajiseshin me patentë-shoferë.
Sipas aktakuzës të akuzuarit nënshkruanin certifikatat në emër të mjekëve apo edhe lejonin që certifikatat të lëshoheshin pa u kryer të gjitha kontrollet mjekësore.
Tre të akuzuarit kanë pranuar fajësinë ndërsa gjatë matjes së dënimit Gjykata konstatoi se Muhamet Karametaj e Bekim Gjeli duhen dënuar me nga 1,500 euro gjobë, ndërsa e akuzuara Viola Mujaj-Sokoli duhet dënuar me 300 euro.
Pjesë e grupit të të akuzuarve për patentë-shoferë janë edhe Nexhat Shala, Kadrush Kamberi e Ismet Muhaxheri.
Këta të fundit nuk e kanë pranuar fajësinë dhe procesi ndaj tyre pritet të vazhdojë në shtator.






















