Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se është e rëndësishme për Serbinë që presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nuk ka dëshirë të imponojë qëndrimet apo pikëpamjet e tij për Kosovën.
“Sa i përket Francës, ajo e ka njohur Kosovën, por presidenti Macron ka dëshirë të dëgjojë edhe palën serbe, gjë që zakonisht nuk është rast me shumë vende që kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, tha ai, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Vuçiq tha se qytetarëve nuk duhet t’u jepen shpresa të rreme për pozicionin e Serbisë lidhur me çështjen e Kosovës dhe “të pretendohet se gjërat janë të mrekullueshme në Kosovë”.
“Nuk janë dhe nuk do të jenë. Ai që thotë (kështu) gënjen”, tha Vuçiq.
“Ne duhet të luftojmë për njerëzit tanë në Kosovë dhe t’i gënjejmë njerëzit se gjërat janë të thjeshta. Unë me të vërtetë nuk mund ta bëj këtë”, tha ai.
Vuçiç u takua me presidentin francez, Emmanuel Macron, më 1 shkurt, në Paris. Pas takimit, presidenti i Francës tha se negociatat mes Kosovës dhe Serbisë janë të rëndësishme, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje me të cilën do të pajtohen të dyja palët.





















