Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden mbajti të enjten fjalimin e tij të parë nëDepartamentin e Shtetit që kur mori detyrën, duke e vënë theksin tek sfidat kryesorepër diplomacinë amerikane, rikthimi tek aleancat dhe udhëheqja “nga një pozicionforce” e Shteteve të Bashkuara në arenën globale.
Presidenti Biden e bëri të qartë se bota duhet të presë që Shtetet e Bashkuara të jenë mëtë angazhuara në arenën diplomatike me administratën e tij.
“Amerika u rikthye. Diplomacia është përsëri në qendër të politikës sonë të jashtme”, thazoti Biden
Presidenti foli konkretisht për çështjet që kryesojnë programin e tij të politikës sëjashtme: grushti i shtetit në Mianmar, bisedimet me Rusinë dhe marrëdhëniet me Kinën.
“Ushtria e Mianmarit duhet të heqë dorë nga pushteti që ka marrë me forcë”, tha zotitBiden.
“Ditët kur Shtetet e Bashkuara qendronin pasive përballë veprimeve agresive të Rusisë, përfshirë ndërhyrjen në zgjedhjet tona, sulmet kibernetike dhe helmimin e qytetarëve tësaj, kanë marrë fund,” deklaroi presidenti.
Zoti Biden tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do t’u bëjnë ballë abuzimeve ekonomiketë Kinës duke “ripërtërirë rolin tonë në institucionet ndërkombëtare dhe duke risjellëbesueshmërinë dhe autoritetin tonë moral, një pjesë e mirë e të cilave kishte humbur.”
Presidenti Biden tha gjithashtu të enjten se ka kërkuar nga Pentagoni në bashkëpunimme Departamentin e Shtetit një rivlerësim të vendosjes së trupave amerikane jashtëvendit dhe se ndërsa bëhet kjo analizë, ai do të ndalte tërheqjen e trupave amerikanenga Gjermania.
Ky vendim ishte një kthesë nga ai i ish-presidentit Trump vitin e kaluar, i cili megjithëkundërshtimin e Kongresit, njoftoi planet për ridislokimin e rreth 9,500 prej afro 34,500 trupave amerikane të stacionuara në Gjermani, ku ndodhen baza ajroreRamstein dhe selia e komandës amerikane për Evropën dhe Afrikën.
Zoti Biden tha gjithashtu se do t’i jepte fund mbështetjes për ofensivën ushtarake tëArabisë Saudite në Jemen dhe se do ta bënte mbështetjen për të drejtat e komunitetitLGBTQ një gur themeli të diplomacisë.
Presidenti njoftoi se po nënshkruante një urdhër ekzekutiv për rritjen e kufirit tënumrit të refugjatëve të lejuar në Shtetet e Bashkuara më shumë se tetëfishin e nivelitku e kishte ulur administrata e ish-presidentit Trump.
Zoti Trump e kishte ulur në mënyrë drastike këtë kufi, në vetëm 15,000.
Plani i zotit Biden do ta rriste atë në 125,000, 15, 000 më shumë nga maksimumi qëkishte vendosur Presidenti Barack Obama para se të largohej nga detyra.
Fjalimi i zotit Biden, ishte një sinjalizim për botën se Amerika është rikthyer pas katërvjetësh të politikës së ish-Presidentit Trump “Amerika e Para”.
Momenti që zgjodhi Presidenti Biden për të folur në Departamentin e Shtetit, në fillim tëmandatit, ishte sa simbolike aq edhe një sinjal i interesit të tij për politikën e jashtme, përfshirë vite të tëra si kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.
Ish-Presidenti Trump e kishte vizituar Departamentin e Shtetit për herë të parë, pas mëshumë se një viti në detyrë, duke e bërë një gjë të tillë vetëm për betimin e Sekretarit tëShtetit Mike Pompeo në 2018, dhe në mënyrë të përsëritur e sulmoi diplomacinë si pjesëe një “shteti të fshehtë” që synonte të sabotonte administratën e tij. Zoti Trump denigroidhe pushoi nga puna punonjës të Departamentit të Shtetit dhe u përpoq pa ia arriturqëllimit të ulte buxhetin e tij me deri 35%.
Vizita në Departamentin e Shtetit vjen pasi zoti Biden mori vendimin të mërkurën për tëzgjatur afatin e traktatit të fundit të mbetur në fuqi me Rusinë, që kufizon rezervat e armëve bërthamore ruse dhe amerikane, vetëm dy ditë para skadimit të paktit.



















