Një vrasje ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku për pasojë ka humbur jetën një 20-vjeçar.
Sipas Policisë së Tiranës, viktima është 20-vjeçari me iniciale L.K.
Vrasja ndodhi pas një konflikti në rrugën “Llambi Bonata” rreth orës 10:20. I riu u qëllua me mjete prerëse dhe u dërgua në spital për trajtim, por fatkeqësisht ndërroi jetë.
Nuk dihet rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e krimit.
Njoftimi i Policisë së Tiranës
Informacion paraprak
Rreth orës 10:20 në rrugën “Llambi Bonata”, ka ndodhur një konflikt, i cili ka degraduar në konflikt me mjete prerëse. Si pasojë e këtij konflikti është plagosur shtetasi L. K., 20 vjeç i cili ka ndërruar jetë në Spital.
Policisa në vendin e ngjarjse së bashku me grupin hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të identifikuar autorët si dhe kapjen e tyre.















