Policia e Sarandës ka vënë në pranga Olzion Merkajn, mbi të cilin rëndojnë dy akuza. Kanosje dhe kundërshtim i forcave të policisë.
Merkaj u ndalua pasi ka kanosur me jetë, 25-vjeçaren M.P., fqinjë e tij. Mësohet se dy të rinjtë kishin debatuar me fjalë për motive që mbeten për tu sqaruar, ndërsa mësohet se kanë pasur lidhje mes tyre. Për shkak të acarimit të situatës, vajza ka kërkuar ndërhyrjen e policisë.
Kjo për shkak se djali e ka sharë dhe kërcënuar, çka ka bërë që e reja të telefonojë uniformat blu. Por gjatë mbërritjes së efektivëve, ai ka kundërshtuar me forcë dy punonjësit e patrullës së përgjithshme, duke refuzuar shoqërimin në komisariatin e Sarandës
“Arrestimi Olzion Merkajt u bë në lagjen nr.3 Sarandë, pasi ky shtetas për motive të dobëta ka kanosur me jetë, shtetasen M.P., 25 vjeç, pranë banesës së saj, si dhe ka kundërshtuar 2 punonjës policie (patrullë e përgjithshme) gjatë shoqërimit të tij për në Komisariatin e Sarandës”, thuhet në komunikatën e policisë.















