Burime policore bëjnë të ditur se viktimës dhe dy shokëve të tij u kanë marrë një shumë prej 10 mijë lekësh të reja dhe telefonat celularë. Sipas deklarimeve, ata janë përleshur me një grup prej disa personash në afërsi të kufirit, ndërsa dyshohet se përveç viktimës, ka pasur të plagosur edhe nga grupi i agresorëve.
Policia ka krehur të gjithë zonën, ndërsa, sipas dëshmitarëve, banorë në afërsi të zonës ku ka ndodhur ngjarja, tre personat kanë kërkuar ndihmë duke trokitur në banesat e tyre.
Pasi banorët u kanë dhënë ndihmën e parë, menjëherë është lajmëruar policia dhe ata janë transportuar në spital, por Zarif Alliu, 44 vjeç, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Gjithsesi, policia thotë se nuk përjashtohet as pista e grabitjes.






















