“Bazuar në çdo gjë që unë kam hetuar deri tani, nuk ka asnjë dëshmi për bashkëpunim”, është shprehur Nunes.
Këtë deklaratë, Nunes e bëri një ditë para takimit të drejtorit të FBI-së, James Comey i cili pritet të përballet me pyetjet e deputetëve lidhur me lidhjet e mundshme të Trumpit me Rusinë.
Pretendimet për përgjime thuhet se kanë ardhur nga paraardhësi i Trump, Barack Obama.























