Sipas një sondazhi nga Odoxa, Macron në raundin e parë do ketë 26.5% të votave, me 0.5% më shumë se Marine Le Pen.
Kandidati konservator, Francois Fillon do të mbetet i treti me 19%, çka do të thotë se nuk do të mund ta sigurojë balotazhin.
Në raundin final, Macron do të fitojë 64% të votave, për dallim nga Le Pen që do sigurojë vetëm 36%.






















