Vrasja e Santos, forcat speciale postblloqe dhe kontrolle banesave në Fushë-KuqeTIRANE- Për të rënë në gjurmët e vrasësve të biznesmenit dhe bankierit të njohur Artan Santo, forcat speciale kanë nisur sot të ngrenë postblloqe dhe të kontrollojnë çdo banesë në Fushë-Kuqe të Lezhës me qëllim identifikimin dhe kapjen e tyre. Edhe pse nuk konfirmohet zyrtarisht se opoeracioni ka nisur për kô7të fakt, dihet që Fushë-Kuqja është zona ku vrasësit humbën gjurmët. Mësohet se sot specialët nga Tirana, të ndihmuar edhe nga Policia e Rendit dhe ajo Rrugore në Lezhë kanë vendosur postblloqe në të gjitha rrugët dalëse të Fushë-Kuqes si dhe kontrollojë të gjitha automjetet që hyjnë e dalin në aksin rrugor Lezhë-Tiranë. Biznesmeni Santo, bashkëpronar i medias “Focus Group” i bankës ‘Credins’ dhe ‘TV Scan’, u qëllua mizorisht për vdekje me armë zjarri nga dy persona të maskuar më 2 Qershor në zonën e ish-Bllokut, në zemër të kryeqytetit, pranë selisë qendrore të bankës “Credins”, teksa ishte duke hyrë në institucion. Personat e maskuar, që udhëtonin me një motor “Suzuki VStrom” super të shpejtë, e ndoqën biznesmenin sapo doli nga shtëpia dhe e qëlluan për vdekje me 6 plumba, teksa ai po tentonte të hynte në bankën ‘Credins’. Deri më tani policia ka shoqëruar dhjetëra persona për ngjarjen, por ende nuk ka mundur të arrijë tek vrasësit e vërtetë dhe as të gjejë shkaqet e këtij krimi makabër, që tronditi kryeqytetin dhe mbarë opinionin publik.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















