Greqia ka mohuar sot zyrtarisht zerat se ajo ka filluar kerkimet per nafte ne det brenda territorit shqiptar.Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë Konstantinos Koutras, duke ju përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me disa shkrime në shtypin shqiptar sipas të cilave, zonat të cilat do të tenderohen prej qeverisë greke për kërkim dhe shfrytëzim nafte dhe gazi natyror, shtrihen edhe brënda ujërave territoriale shqiptare, deklaroi si më poshtë:
‘’Greqia respekton plotësisht të Drejtën Ndërkombëtare mbi Detin. Është bërë kujdes që zonat që do të tenderohen, të mos krijojnë absolutisht asnjë problem me asnjë prej vendeve fqinje dhe në rastin konkret, me Shqipërinë. Sigurisht që kuadri ynë i referimit është gjithmonë , pranimi i përbashkët dhe respektimi i së Drejtës Ndërkombëtare të Detit’’.
Mediat shqiptare duke ju referuar medieve te huaja ka shkruar se Greqia ka nisur kerkimet e det, brenda kufijeve qe ajo pretendon se ka sipas Marreveshjes qe ka bere me Berishen dhe qe eshte hedhur poshte nga Gjykata Kushtetuese.














