Partia në pushtet thotë se LSDM-ja nuk mori mësimin të cilin ua dha populli në zgjedhjet e fundit.
VMRO-DPME reagon pas deklaratës së nënkryetarit të LSDM-së, Damjan Mançevski, i cili deklaroi se partia e tij nuk heq dorë nga kërkesat që i ka vënë qeverisë.
“LSDM-ja nuk mësoi t’i respektojë ligjet dhe institucionet në Republikën e Maqedonisë. I kritikon, fyen dhe e devalvon shtetin dhe institucionet e tij dhe sundimin e së drejtës, gjithmonë kur nuk i përgjigjen vendimet e organeve gjyqësore”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Partia në pushtet thotë se LSDM-ja nuk mori mësimin të cilin ua dha populli në zgjedhjet e fundit, transmeton “Zhurnal.mk”.
“Ata humbën me mbi 200.000 vota dallim, një nga humbjet më të mëdha zgjedhore të një partie në historinë e Maqedonisë, ndërsa ende vazhdojnë t’i kthejnë kasetat e njëjta për shkak të cilave e përejtuan këtë humbje të turpshme. Fakti që LSDM-ja vazhdon të gënjej dhe manipulojë edhe krahas porosisë së qartë të qytetarëve, mjaft flet për standardin e ulët politik, i cili sundon në këtë parti”, theksohet në reagim.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















