Këto janë disa nga fotografitë e tmerrshme që tregojnë se çka ndodh në “Kampin Ortodoks për të Rinj” (SPOK) shkruan “Blic” i Serbisë.
Këtë stërvitje të zhvilluara muajin e kaluar në malin Kuçaj, në pjesën perëndimore të Serbisë, e ka organizuar “Kisha e vërtetë ortodokse e Serbisë”.
Fëmijë të moshës prej 7 deri në 17 vje[,të veshur me rroba të kamuftuara të luftës (uniforma), kanë marrë pjesë në stërvitjet aktive luftarake disaditëshe, duke fjetur në shpella, duke ecur me kilometra të tëra dhe duke trajnuar gjuajtjet me pushkë të ashtuquajtur “eirsoft”(airsoft).
“Ky nuk është vetëm një kamp religjioz, por një kamp i kuq patriotik, ku ne i mësojmë të rinjtë se si ta mbrojnë atdheun dhe popullatën. Tani që ushtria nuk është e detyrueshme, mbrojtja e atdheut është një detyrë. Ky është një kamp veror, i cili zgjat vetëm dhjetë ditë dhe jo një vit, ndërsa prindërit me vetëdëshirë i dërgojnë fëmijët e tyre këtu”, ka thënë për gazetën “Blic” peshkopi serb Akakij, transmeton Express. (r.m.)


