Shkak, është puna me një sportel në doganën greke, ndërkohë që pala shqiptare ka shtuar sportelet për përballimin e fluksit të emigrantëve
Ashtu si çdo verë, në pikën doganore me Greqinë, në Kakavije, ka nisur rradha e gjatë e makinave dhe autobusave të emigrantëve shqiptarë që kthehen në atdhe për pushime.
Shkak, është puna me një sportel në doganën greke, ndërkohë që pala shqiptare ka shtuar sportelet për përballimin e fluksit të emigrantëve. Portali Shqiptarja.com raporton se aktualisht rradha e makinave në tokën greke ka kaluar një kilometër.
Edhe në ditët në vijim fluksi I kthimit të emigrantëve pritet të jetë sërish I lartë.















