Një 61-vjeçare në Vlorë ka pësuar djegie pasi i shpërtheu bombola e gazit në banesë.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e zjarrikësve, të cilët shuan flakët e zjarrit dhe vendosën nën kontroll situatën.
Policia njofton se 61-vjeçarja T.L pësoi dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkak i zjarrit ka qenë rrjedhja e bombolës së gazit.















