Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Shën Vasil të Himarës, pasi një 21-vjeçar është gjetur i pajetë.
Viktima u gjet nga familjarët i vetëvarur në kangjellat prej hekuri të banesës së tij 2-katëshe.
Policia njofton se 21-vjeçari me iniciale A.P nuk kishte shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera, megjithatë mbeten të paqarta shkaqet e kësaj ngjarje.
Policia ka nisur hetimet për këtë rast për të zbardhur plotësisht motivet që e çuan të riun të kryente aktin e rëndë.















