Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në lidhje me reformën në drejtësi, duke deklaruar hapur se votat e LSI nuk do të jenë për këtë reformë, nëse nuk arrihet konsensus mes mazhorancës dhe opozitës.
Duke folur nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Meta tha që në nisje të fjalës së tij se ka qenë tërësisht i pakënaqur me mënyrën se si ka filluar historia e reformës në drejtësi. Ai shprehu gjithashtu pakënaqësinë me deklaratën e ambasadorit amerikan Donald Lu që Rama dhe Basha të mbyllen në një dhomën ditën e hënë dhe të mos dalin deri sa të arrijnë konsensus.
Në këtë aspekt, kryeparlamentari ka bërë një propozim të ri. Sipas tij, vet Meta, Kryeministri Rama, kryeopozitari Lulzim Basha dhe ambasadorët Lu e Vlahutin të mbyllen të pestë në sallën e Kuvendit deri sa të gjejnë një zgjidhje të përbashkët, në mënyrë që reforma në drejtësi të miratohet me konsensus të enjten në Parlament.
Ilir Meta: “Nuk më ka pëlqyer aspak mënyra se si ka filluar historia e reformës në drejtësi. Përpjekjet për të shpikur fajtorë duhet të marrin fund, nga aktorët vendas kryetari i PS dhe kryetari i PD.
Unë kam propozim të ndryshëm. Nuk mendoj se ka ardhur koha që Basha dhe Rama të mbyllen në një dhomë dhe o të gjejnë zgjidhje ose jo. Meqënëse Shqipëria është Repoublikë Pralmentra i ftoj të dy aktortët politikë në vend pse jo edhe dy ambasadorët që janë angazhuar që ne të mbyllim këtu në Kuvendin e Shqipërisë, jo duke e filluar takimin se ti do shkosh në burg apo ti tjetri do shkosh në burg, ne shkatërrojmë konsensusin. Meqënëse është bërë fjalë kyce fjala burg për reformën në drejtësi, por reforma dhe konsensusi është duke filluar unë do shkoj në burg nëse kam shkelur ligjin, nëse kam bërë korrupsion. Jam i bindus se ata që janë sot në Parlament, ndoshta nuk do të jenë më në politikë. Ne duhet të kyçemi të 5 dhe të dalim për ta bërë reformën.
Unë shoh rrezikun serioz të dështimit të saj dhe mazhoranca aktuale nuk i ka këto vota. Pa konsensusin e opozitës unë se nëse mosmiratimi i reformës është hap i madh mbrapa për vendin, miratimi në mënyrë jo plotësiosht legjitime, mund të hapë një situatë krejt të re për vendin për mungesën e stabilitetit politik në vend. Konsensusi është i domosdoshëm. Ndaj propozimi im është ky, të takohemi të pestë; unë, dy kryetarët e dy forcave kryesore politike, dy ambasadorët e nderuar dhe të mos dalim në rast se nuk japim zgjidhje dhe nuk votojmë këto ndryshime kushtetuese ditën e enjte në orën 10:00”.















