Policia e Vlorës ka arrestuar një 43-vjeçar të shpallur në kërkim për trafik droge të mbetur në tentativë.
Ai është Robert Myftari, i cili në nëntor të vitit 2015 tentoi që të trafikonte me gomone nga Vlora drejt Italisë 808 kg kanabis sativa. Trafiku dështoi pasi u zbulua nga uniformat e policisë dhe mjeti lundrues u gjet në vendin e quajtur Cokodhima.
Që prej asaj kohe, Myftari ishte shpallur në kërkim dhe u arrestua në banesën e tij në lagjen 1 Maji. Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg në mungesë ndaj 43-vjeçarit.















