Policia Shqiptare është në aksion të përditshëm për të asgjësuar bimët narkotike të kultivuara në vend.
Mirëpo, një rast i tillë ka ndodhur edhe në Itali. At e bir nga Shqipëria kishin kultivuar një parcelë me kanabis në një fshat të Palermos. Ata janë M.B dhe S.B, të cilët u arrestuan në flagrancë.
Karabinierët zbuluan në serën e tyre 500 bimë narkotike kanabis sativa, si dhe sekuestruan gjithashtu 50 kg marijuanë.
Dy shqiptarët kishin ndërtuar një serë me të gjitha kushtet, që nga ndriçimi, ajrimi, sistemi i ventilimit për të mbajtur temperaturën konstante.
Sipas policisë, nëse droga do të shitej në treg, do të kapte vlerën e 250 mijë Eurove.















