Vijon operacioni i përbashkët Polici-OSHEE për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Në të gjithë vendin gjatë tre ditëve të fundit kanë vepruar 145 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE të cilat kanë realizuar kontrolle në të gjithë vendin në 5.119 raste . Policia njofton se si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 37raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 37 autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë 18 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike . Ndërkohë 9 të tjerë janë shpallur në kërkim ndërsa 10 persona ndiqen penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu janë ndërprerë 3.842 lidhje të abonentve debitorë dhe 37 lidhje të paligjshme.















