Në mbledhjen e parë të saj për 2015-ën, KQZ është marrë fillimisht me çështjen organizative të zgjedhjeve lokale të parashikuara për t’u zhvilluar më 21 qershor. Me votat e anëtarëve të djathtë të KQY-së u miratua caktimi i masës së shpërblimit të anëtarëve të KZAZ, e grupit të numërimit. Për të vazhduar më pas me caktimin e njësive vendore për ambientet e zyrave rajonale zgjedhore, miratimin e bojës që do të përdoret në ditën e votimit dhe që do të jetë e zeza, si dhe për partitë që kanë të drejtë të përcaktojnë anëtarët në KZAZ. Në bazë të Kodit, u vendos që partia më e madhe në maxhorancë përcakton 2 anëtarë, ashtu si edhe partia më e madhe në opozitë, për të vijuar më pas me partinë e dytë më të madhe në maxhorancë dhe të dytën më të madhe në opozitë.















