• Latest
  • Trending
  • All

Dhimitër Anagnosti sjell një “Kobure nga Evropa”

21/01/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Dhimitër Anagnosti sjell një “Kobure nga Evropa”

21/01/2015
in Kulture, Lajme

Ikona e regjisurës dhe kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti i kthen sytë nga letërsia. Romani i kineastit Dhimitër Anagnosti, “Koburja nga Evropa”, është promovuar sot në ambientin e restorant “Piazza”.

Subjekti i romanit, ndonëse zhvillohet në atmosferën e pushtimit të Shqipërisë, në thelb është një roman psikologjik për fatin e gruas së izoluar dhe të mos-realizuar e që përfundon në krahët e të huajit, pushtuesit.

Një grua e vetmuar në fill të Luftës së Dytë Botërore diku në një fshat të jugut hidhet në krahët e pushtuesit. Ndërsa Shqipëria e ndarë në legalistë e nacionalistë rreket të sprapsë pushtuesin, një femër e gjendur fillikat bie në grackën e dashurisë me një prej ushtarëve italianë, që kanë ardhur këtyre anëve për të shtënë ndën kurorën e Viktor Emanuelit, tokat e anës tjetër të Adriatikut.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

E martuar me mblesëri, vëllai i saj dhe i shoqi kanë emigruar, ndërsa ajo është lënë të mbajë shtëpinë, deri në rikthimin e pakohshëm të burrave. Veçse ajo, para se të jetë një shqiptare është një grua, është një femër. Në shtrat me armikun! Po mandej?

Lajmi i tradhtisë ia del të kalojë kilometrat që e ndajnë me të vëllanë, e të njëjtat kilometra, janë krejt të papërfillshme, kur vjen puna te ndikimi i Kanunit, zakoneve e traditave këtejpari. Nderi i humbur i së motrës e bën vëllanë të lërë emigrimin dhe të kthehet me furi i udhëhequr nga mëria, inati, fyerja për t’u hakmarrë ndaj një gruaje, të motrës.Ky është pak a shumë boshti që udhëheq një vepër të re letrare që ka parë dritën e botimit së fundmi.
Ikona e regjisurës dhe kinematografisë shqiptare i kthen sytë nga letërsia. Në prag të festave të fundvitit, Dhimitër Anagnosti ka publikuar romanin “Koburja nga Evropa”, subjekti i të cilit, ndonëse zhvillohet në atmosferën e pushtimit të Shqipërisë, në thelb është një roman psikologjik për fatin e gruas së izoluar dhe të mosrealizuar që përfundon në krahët e të huajit, pushtuesit. Romani del për lexuesit nën siglën e botimeve “Naimi”.

“Dhimitër Anagnosti shfaqet si mjeshtër i përshkrimit të shpirtit, ose më mirë të instinktit njerëzor, të atij pushteti misterioz që shpesh e tërheq njeriun atje ku ai vetë e kupton se nuk duhet të shkojë. Qasjet frojdiane mund t’i japin shpjegim dialogut të brendshëm, të çoroditur, marrëdhënieve të dhimbshme me të pamoralshmen të personazhit kryesor, Lenës së bukur, por fatzezë”, shkruan prof.Floresha Dado. E vënë në rolin e kritikes, Dado shënon se ajo çka e bën të rrjedhë, të gurgullojë stilin rrëfimtar është edhe fakti tjetër: krahas rrëfimit të drejtpërdrejtë, si dhe pleksjes së tij me përroin e rrëmbyer, që trondit së brendshmi personazhin, vijnë në ndonjë moment edhe notat e një lirizmi poetik si jehonë e lirikës popullore mbi bukurinë e femrës.

Romani “Koburja nga Evropa” mund të ngjallë një lloj diskutimi lidhur me boshtin kuptimor të tij: a është ai një roman për dramën që solli kurbeti në jetën e shqiptarëve, dje, apo dhe sot? Apo filozofia është më e thellë, lidhur me pushtetin e instinktit mbi vetëdijen e njeriut, në situata specifike? “Lexuesi është i lirë ta përjetojë si t’i vijë. Letërsia e vërtetë, që nuk e ka vlerën thjesht te volumi, por te filozofia që përcjell në mënyrë metaforike, ka aftësinë ta fusë atë në kurth. Sido që ta përjetojë, lexuesi ka të drejtë. Shkrimtari e hap veprën pikërisht për ta futur atë në kurthin e vet. Ky është emocioni i vërtetë artistik që Dhimitër Anagnosti e sjell befasishëm në prozën e sotme”, – shkruan studiuesja Dado.

Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno të Himarës, më 1936, ndërsa kreu gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Studimet e larta i mbylli në Institutin Kinematografik VGIK të Moskës, ku u diplomua si operator dhe ku xhiroi si punë diplome filmin “Njeriu nuk vdes kurrë”, ekranizim i tregimit të Hemingueit, që u vlerësua me Çmimin e Parë në festivalin e shkollave kinematografike në Holandë, më 1961.dhimiter-anagnosti

Pas studimeve emërohet në Kinostudion “Shqipëria e Re”, Tiranë. Krijimtaria e tij artistike si skenarist e regjisor është vlerësuar me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare: “Lulëkuqet mbi mure”, skenarist, regjisor – Grand Pri-fest, Beograd, Medalje e Artë Xhifoni – Itali; “Përrallë nga e kaluara”, skenarist, regjisor – Çmimi Bondy, Francë; “Në shtëpinë tonë” – Çmimi Special Xhifoni, Itali; “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, skenarist, regjisor; “Gjoleka, djali i Abazit”, skenarist, regjisor – Çmimi Special në Med-film Festival, Romë 2006. Për t’u veçuar është çmimi “Il Lazio tra l’Europa e Mediterraneo”, dhënë për Audiovizim në vitin 2006.

Për punën dhe krijimtarinë e tij, në vitin 1987 mori titullin e lartë “Artist i Popullit”. Në tetor 2011, për kontributin e tij në kulturën dhe artin shqiptar u vlerësua me titullin “Nderi i Kombit”.

Previous Post

Vjedhja e energjisë, 18 arrestime në 3 ditë

Next Post

Kokaina, heshtin të arrestuarit e “Xibrakës”

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

Kokaina, heshtin të arrestuarit e “Xibrakës”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.