Një pjesë e Sllovenisë, e Kroacisë si dhe e Bosnjës veriperëndimore (Republika serbe) janë goditur sërish nga reshjet e mëdha të shiut dhe stuhia, që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha. Në Slloveni, si pasojë e vërshimeve, kanë humbur jetën dy persona.
Dje është raportuar se është gjetur një viktimë femër, kurse sot është gjetur edhe viktima e dytë, një mashkull. Që të dy bashkë ata gjendeshin në një automjet të Lidhjes Auto-Moto të Sllovenisë dhe gjendeshin në punë terreni, kur automjeti me të cilin udhëtonin u përmbyt nga vala e madhe e lumit Bolska, mbi një urë të atjeshme. Në Slloveni raportohet edhe për mjaft shtëpi të përmbytura nga uji, si dhe aktivizimin e 240 rrëshqitjeve të dheut.
Situatë alarmante raportohet të jetë edhe në Kroaci, veçmas në qytetet Karllovac, Sisak e ca vendbanime të tjera, ku pos reshjeve të mëdha të shiut pritet edhe vala e re e ngritjes së nivelit të lumenjve Korana, Sana dhe Sava, dhe për pasojë edhe përmbytje mjaft të rrezikshme.
Në Kroaci, përkatësisht në Dalmaci, zaten ditëve të shkuara pati përmbytje të mëdha edhe në qytetet Split, Zarë, Drnish e të tjerë, por pa viktima në njerëz.
Raportohet për situatë kritike edhe në Bosnjën veriore dhe veriperëndimore, sidomos në qytetin Prijedor afër Banjallukës















